Shuma e parave që i takon Shqipërisë pasi zuri vendin e parë në grup

Desk
By Desk November 18, 2020 20:33

Shuma e parave që i takon Shqipërisë pasi zuri vendin e parë në grup

Kombëtarja Shqiptare ka siguruar vendin e parë në grup pas fitores 3:2 ndaj Bjellorusisë në Tiranë. Me këtë fitore, kuqezinjtë kanë siguruar kalimin në Ligën B të Ligës së Kombeve, shkruan lajmi.net.

Kjo fitore, përveç që solli vendin e parë, sjell gjithashtu një sërë benefitesh.

Vendi i parë sjell edhe 1.125 milionë euro shpërblim për FSHF-në, njësoj sa shifra e pjesëmarrjes në këtë ligë.

 

Vendi i parë e ngjit Shqipërinë në Ligën B për edicionin e ardhshëm, me skuadra edhe më të forta, me më tepër të ardhura etj.

Vendi i parë i jep Shqipërisë shanset për t’u ngjitur një vazo më lart referuar kualifikueseve për Botërorin 2022, bazuar edhe në renditjen e përfaqësueseve evropiane me kriter pikërisht ecurinë në Ligën e Kombeve. /Lajmi.net/

Desk
By Desk November 18, 2020 20:33