Nga gjithsej ankesat e dorëzuara këtë vit që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, 17 kanë të bëjnë me praktikën e mirë higjienike, 13 janë për praninë e ndotësve në ushqime, ndërsa 12 janë për afate të përdorimit të skaduar, thotë drejtori i AUV, Nikollçe Babovski, përcjell FLAKA.
Drejtoria për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit që nga fillimi i vitit ka pranuar 218 ankesa, por paraprijnë ato në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies së kafshëve dhe deri më tani janë 112 ankesa të tilla.
“Sa i përket numrit, pas tyre janë ato që i referohen sigurisë së ushqimit me origjinë jo shtazore”, thotë Babovski.
Vitin e kaluar, 226 nga ankesat e paraqitura në AUV ishin me pretendime për ushqime me origjinë jo shtazore, ndërsa numri më i ulët i ankesave ishte për sigurinë e ushqimeve me origjinë shtazore. FLAKA