Shumë pak shfrytëzues të aplikacionit “StopKorona”

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 16:36

Shumë pak shfrytëzues të aplikacionit “StopKorona”

Një ditë pas promovimit të aplikacionit “Stop Korona” i cili duhet të ndihmojë në mobilizimin e komunitetit kundër përhapjes së virusit, asnjë nga qytetarët që i anketoi Alsat M nuk e ka instaluar. Pjesa më e madhe e qytetarëve janë skeptik se aplikacioni mund të ndihmojë, ndërsa kanë frikë edhe për privatësinë e tyre.

“Mendoj se nuk do bëjë ndonjë punë”

“Nuk kam frikë, por nuk kam asnjë informatë rreth kësaj, madje as që dua”

“Aplikacioni ka qëllim të fshehtë, nryshe, mirë do ishte po të ishte e vërtetë. Vlerësojmë disa gjëra që janë për një elaborim më të gjatë, jo për tani. Për çdo rast, aplikacioni është i mirë, por jo për çdo shtet”

“Nuk e kam përdorur ende, por mendoj se do ishte mirë nëse e instalojnë të gjithë dhe nëse nuk fshihen të gjitha të dhënat rreth asaj nëse dikush është i sëmurë apo jo. Vetëm kështu mendoj se mund të kemi pasqyrë të saktë për situatën me Kovid 19 në Maqedoni. Në të kundërtën, nëse unë e përdor atë, ndërsa ju dhe dikush tjetër jo, do fitohet pasqyrë e rrejshme nëse dikush është i sëmurë ose jo”

Pasi të instalohet aplikacioni “Stop Korona” shfrytëzuesi duhet të aktivizojë Blututh dhe lokacionin e telefonit për të siguruar të dhëna të sakta për lëvizjen. Pastaj aktivizohet vetë aplikacioni dhe shkëmben sinjale përmes blututh me telefonat tjerë që janë afër. Sipas sqarimit të shënuar në vetë aplikacionin, nëse shfrytëzuesi bëhet pozitiv me korona virus, ai në bazë vullnetare mund të japë leje për Ministrinë e shëndetësisë t’i marrë të dhënat dhe më lehtë t’i verifikojë kontaktet me njerëz tjerë në dy javët e fundit. Ministri i shoqërisë informatike Damjan Mançevski tha se tërësisht janë të garantuara siguria dhe mbrojtja e të dhënave të shfrytëzuesve të aplikacionit dhe i ftoi qytetarët ta instalojnë për t’ua lehtësuar punën epidemiologëve.

Alsat

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 16:36