Shumica e anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në ndërmarrjet shtetërore, jo kompetentë

Shumica e anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në ndërmarrjet shtetërore, jo kompetentë

Vetëm një e tretë e anëtarëve të këshillave mbikëqyrës për kontroll të punës materialo-financiare kanë edukim arsimor dhe posedojnë dituri dhe përvoja nga veprimtaria e punës financiare dhe kontabiliste, tregojnë rezultatet nga hulumtimi “Ligji ose politika: Përzgjedhja e anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në ndërmarrjet shtetërore” të Qendrës për komunikime civile (QKC) që është publikuar sot.

Hulumtimi është përcjellë me bazë të hapur të të dhënave për anëtarët e këshillave drejtues dhe mbikëqyrës të 30-të ndërmarrjeve më të mëdha në vend.

Në hulumtim theksohet se si anëtarë të këshillave drejtues në ndërmarrjet më të mëdha shtetërore paraqiten shumë kuadro politike, drejtorë sektorialë në ndërmarrje shtetërore, pjesëtarë të administratës shtetërore, kontabilistë në kompani private, sekretarë të shkollave, pedagogë, psikologë, madje edhe drejtues të pompave të benzinës, pronarë të dyqaneve të floririt….

Nga hulumtimi vëllimor në të cilin janë përfshirë edhe themeluesit e ndërmarrjeve, siç shtoi Qendra, nuk ka mundur të vërtetohet, kush, në bazë të cilave kritere dhe në çfarë procedure i propozon Qeverisë dhe këshillave komunalë t’i përzgjedhin pikërisht ata persona për anëtarë të këshillave administrativ dhe mbikëqyrës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 11, 2019 11:44

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...