Shumica e re parlamentare, do të funksionon pa probleme

Linda Limani
By Linda Limani September 4, 2020 09:46

Shumica e re parlamentare, do të funksionon pa probleme

Shumica e re qeveritare e cila numëron 62 deputetë, për njohësit e mirë të rrethanave nuk paraqet ndonjë pengesë të madhe në funksionimin e qeverisë së re, njofton Agjencia e lajmeve Flaka 

Gazetari Valmir Kuçi konsideron që Kuvendi tashmë një kohë funksionon me shumicë të ngjashme dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë problem.

“Numrat janë këto që janë. Kolalicioni LSDM-BESA dhe Bashkimi Demokratik për Integrim në kuvendin e Maqedonisë së Veriut numërojnë 62 deputet. Kuvendi tashmë një kohë funksionon me shumicë të ngjashme dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë problem. Por unë theksin dua ta vendos tek çështjet në interes të shqiptarëve! BDI me 15 deputetët e saj, bashkë me 12 deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës dhe 1 të PDSH-së, nuk besoj se mund të hasin në ndonjë problem për të kaluar të gjitha gjërat në interes të shqiptarëve”

Gazetari Urim Saliu  thotë që vendit i duhet një qeveri stabile që të ketë një mandat të plotë dhe këtu rol të madh duhet të kenë gjithë subjektet politike. 

“E rëndësishme është se kemi një qeveri tashmë .Një qeveri që doli nga zgjedhjet e 15 korrikut dhe që i dha një mundësi BDI-së dhe LSDM-së të vazhdojnë rrugëtimin mes përplasjesh midis tyre gjatë fushatës por tanimë gjërat kanë rënë në normalitet .Qeveria do funksionojë dhe do jetë stabile aq sa do jenë të tillë partnerët e koalicionit që mendoj se i kanë tejkaluar mosmarrëveshjet.Vendi është para shumë sfidave të mëdha duke nisur nga Pandemia dhe deri tek cështjet tjera thelbësore për të vazhduar me reformat e shumta duke nisur nga gjyqësori. Çështje tjetër është edhe ekonomia sidomos këto muajt e fundit ku ajo duket e rrënuar për shkak të pandemisë por edhe për shkak sepsekemi patur një qeveri teknike me shumë përplasje. Vendit i duhet një qeveri stabile që të ketë një mandat të plotë dhe këtu rol të madh duhet të kenë gjithë subjektet politike”

Saliu thotë që pavarësisht se opozita gjithnjë mund të ketë vërrejtjet e shumta, sërish ajo është shumë e rëndësishme si do veprojë në të ardhmen.

“Mos harrojmë se zgjedhjet ishin të pranuara ndërkombëtarisht dhe vazhdojnë të vijnë drejt qeverisë së re mesazhe mbështetjeje nga faktorët relevantë duke sugjeruar që të vazhdojnë reformat që e presin vendin më shumë se konfrontimet politike”, thotë Saliu. 

Edhe në mandatin e kaluar kur LSDM kishte 49 deputetë, BDI 10 dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët 3, shumica e re parlamentare u krijua me  62 deputetë, por më vonë, me ndryshimet e bërë shumicës parlamentare iu larguan 2 deputetët e ASH. RDK ngeli në qeveri me një deputet por u shtuan deputetët e Alternativës dhe PDSH-së. Edhe tetë deputetë të VMRO-DPMNE që kaluan në Kuvend si të pavarur, në disa raste votuan për politikat e qeverisë, siç ishin ndryshimet kushtetuese. Flaka

Linda Limani
By Linda Limani September 4, 2020 09:46