Shumica e re – Pse erdhi deri te ajo?
Lideri i VMRO – DPMNE-së nëpërmjet një postimi në Facebook njoftoi se ka formuar shumicën e re parlamentare. Në fotografinë e postuar, përpos Mickoskit, shihen edhe përfaqësues të partive ASH, Alternativa, Besa dhe “E majta”.
“Ardhmëria e re vjen, kohë e re dhe shpresë e re. Na presin sfida të fuqishme, të vetëdijshëm dhe falënderues për mbështetjen do të arrijmë së bashku. Maqedonia do të ketë sukses! Kemi shumicë të re parlamentare”, ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Facebook.
Kujtojmë se vendi u fut në krizë politike, pasi lideri i LSDM-së dhe kryeministri, Zoran Zaev më 31 tetor, paralajëmroi dorëheqje nga dy këto pozita, pas disfatës që partia e tij pësoi në zgjedhjet lokale. Megjithatë, Zaev tha se nuk është e nevojshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pasi shumica parlamentare është stabile.
Edhe partnerët e koalicionit deri dje, deklaronin se shumica parlamentare është stabile. Megjithatë, Lëvijza Besa nga mbrëmë ndryshoi qëndrim, pas vendimi që të përsëriten zgjedhjet në njërin prej vendvotimeve në Komunën e Zhelinës, ku ka fituar kandidati i Lëvizjes Besa, është bërë shkak që kjo parti të shqyrtojë qëndrimin e saj në Qeveri.
Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie sot përmes një konference për media, tha se po shqyrtojnë daljen nga Qeveria.