Si do veprohet me shqiptarët e ngelur jashtë vendit pas përhapjes se koronavirusit?! Si përgjigjet Rama

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 26, 2020 22:38

Si do veprohet me shqiptarët e ngelur jashtë vendit pas përhapjes se koronavirusit?! Si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se në bashkëpunim edhe me Presidentin Ilir Meta po përgatitet rikthimi në atdhe i të gjithë shqiptarëve që kanë ngelur jashtë territorit pas shpërthimit të koronavirusit.

“Kemi marrë shqetësime të mëdha nga bashkëqytetarë, fëmijët tanë që ndodhen jashtë vendit dhe i ka zënë lufta matanë kufirit.

Edhe dje me Presidentin në këshillin e sigurisë e kemi ndarë këtë shqetësim, edhe zyra e presidentit është e përfshirë në një bashkëpunim intesiv me ministrinë e Jashtme dhe Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrin e shtetit për Rindërtimin që mbulon edhe koordinimin e kësaj përpjekje.

Aktualisht janë të identifikuar dhe listuar si rezultat i ankesës dhe kërkesës së tyre 1379 persona dhe janë 2163 të raportuar. Tani kush dëgjon dhe ndjek këtë komunikim të sigurohet që të identifikohet përmes kanalit të urgjencës që kemi këtu në këtë platformë dhe në ministrinë e Jashtme dhe ambasadat dhe mos u ankoni për ambasadat se nuk ngrenë telefonin, se janë gjithë kohës me këtë punë. Përdorni këtë kanal urgjence. Ka një numër të konsiderueshëm të atyre 7431 që ishin para pak, që janë shqetësimet që vijnë nga ata që janë matanë kufijve pa dëshirën e tyre.

Më i madh numri ndodhet në Itali, kemi pasur një situatë pak të veçantë, se ka kusht për të bërë testime për të nxjerrë jashtë të huajt, por në fund është kapërcyer, jemi gati të përgatisim tërheqjen e tyre në Itali, Kroacinë 341 persona, që mund të vijnë në rrugë automobilistike. Nuk është Kroacia mbrapa diellit, po ashtu, Zvicra, Spanja dhe Greqia. Nga Spanja kemi tërhequr 52, 114 nga Gjermania, 110 nga Rumania, 45 nga Bullgari, 22 nga Franca, 33 nga Emiratet e Bashkuara” tha Rama.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 26, 2020 22:38