Si është gjendja e maqedonasit që u plagos në Beograd?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Maj, 2023 22:29

Si është gjendja e maqedonasit që u plagos në Beograd?

Maqedonasi që mbeti i plagosur aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit të ndodhur mbrëmë në kryeqytetin serb, Beograd, është në gjendje stabile, përcjell FLAKA.

Ambasadorja e Maqedonisë në Beograd, Mihaela Veselinov, ka vizituar shtetasin e plagosur maqedonas, 21-vjeçarin D.L. i cili gjendet në Qendrën Emergjente në Beograd. Pas trajtimit kirurgjik, ai qëndron në terapi intensive dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bashkë me të ishte edhe shoku i tij, shtetas maqedonas, i cili nuk ka pësuar lëndime.

Të dy mbrëmë kanë qenë aksidentalisht duke ecur në rrugën Maksim Gorki në lagjen Vraçar në Beograd, kur janë gjetur në mes të një sherri në rrugë mes dy grupeve kriminale. Njëzet vjeçari N.Gj ka plagosur maqedonasin me dy plumba në shpinë, ndonëse sipas burimeve të hetimit qëllimi ishte 26-vjeçarit A.P. i cili mbeti i plagosur në shkëmbim zjarri. Mësohet se autoritetet e kërkonin me urdhër për arratisje nga vuajtja e dënimit me burg. Sipas mediave serbe, ai kishte precedentë penalë “të trashë”.

Më herët në një aksion policor, efektivë të policisë kriminale arrestuan N.Gj. që kreu sulmin. Ai akuzohet për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë dhe prodhim dhe tregtim pa leje të armëve dhe lëndëve plasëse. Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Së fundmi në Serbi ka pasur një sërë incidentesh të dhunshme dhe vrasje me armë. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Maj, 2023 22:29