Si një fotografi nga Sllovenia e përpara 12 viteve, u bë dëshmi ruse e “bombës së pistë” të Ukrainës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2022 21:23

Si një fotografi nga Sllovenia e përpara 12 viteve, u bë dëshmi ruse e “bombës së pistë” të Ukrainës

Qeveria sllovene është përgjigjur zyrtarisht se fotografia e përdorur nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse në postimin e saj në Twitter është një foto e Agjencisë së Mbetjeve Radioaktive të Sllovenisë (ARAO) e vitit 2010. Në reagimin e qeverisë sllovene është përcjellë edhe deklarata e Sandi Vršek, drejtor i ARAO, në të cilin thuhet se “Mbetjet radioaktive në Slloveni ruhen të sigurta dhe nën mbikëqyrje. Nuk përdoret për të bërë bomba të pista”

Një fotografi nga Sllovenia e vitit 2010 ka gjetur së fundi rrugën e saj në zhurmën e daulleve të retorikës dezinformative ruse për luftën në Ukrainë. Ministria e Punëve të Jashtme ruse (keq)përdori foton e mbetjeve radioaktive të lëshuara 12 vjet më parë nga Agjencia e Mbetjeve Radioaktive të Sllovenisë (ARAO) për të mbështetur akuzën se Ukraina po përgatitej të përdorte një “bombë të pistë”, një mjet shpërthyes që përmbante materiale radioaktive.

Ministria ruse e Mbrojtjes: Sipas informacioneve që kemi, dy organizata në Ukrainë kanë udhëzime specifike për krijimin e të ashtuquajturës “bombë e pistë”. Gjërat janë në fazën përfundimtare, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në Twitter më 24 tetor, dhe krahas kësaj deklarate nga Ministria e Mbrojtjes, si një lloj “provë” prezantoi edhe foton e përmendur.

Ministria ruse e Mbrojtjes: Sipas informacioneve që kemi, dy organizata në Ukrainë kanë udhëzime specifike për krijimin e të ashtuquajturës “bombë e pistë”. Gjërat janë në fazën përfundimtare, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në Twitter më 24 tetor, dhe krahas kësaj deklarate nga Ministria e Mbrojtjes, si një lloj “provë” prezantoi edhe foton e përmendur.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOlsibGlua3RyLmVlIiwidHIuZWUiLCJ0ZXJyYS5jb20uYnIiLCJ3d3cubGlua3RyLmVlIiwid3d3LnRyLmVlIiwid3d3LnRlcnJhLmNvbS5iciJdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdGltZWxpbmVfMTIwMzQiOnsiYnVja2V0IjoidHJlYXRtZW50IiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9lZGl0X2JhY2tlbmQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3JlZnNyY19zZXNzaW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19jaGluX3BpbGxzXzE0NzQxIjp7ImJ1Y2tldCI6ImNvbG9yX2ljb25zIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2Vuc2l0aXZlX21lZGlhX2ludGVyc3RpdGlhbF8xMzk2MyI6eyJidWNrZXQiOiJpbnRlcnN0aXRpYWwiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2V4cGVyaW1lbnRzX2Nvb2tpZV9leHBpcmF0aW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6MTIwOTYwMCwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2hvd19ibHVlX3ZlcmlmaWVkX2JhZGdlIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1584547788335251462&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fvertetmates.mk%2Fsi-nje-fotografi-nga-sllovenia-e-perpara-12-viteve-u-be-deshmi-ruse-e-bombes-se-piste-te-ukraines%2F&sessionId=fc633f2e2ab042de9174f4403aa74c02a74f8ebc&theme=light&widgetsVersion=a3525f077c700%3A1667415560940&width=550px


Kjo deklaratë e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë së bashku me fotografinë u publikua në faqen zyrtare në Facebook të Ambasadës Ruse në Maqedoninë e Veriut në të njëjtën ditë (24 tetor 2022). Në këtë postim të ambasadës ruse në Shkup, sqarohet më tej se cila është në të vërtetë “bomba e pistë”, të cilën gjoja po planifikon ta përdor Ukraina:

Kujtojmë se “bomba e pistë” është një enë me izotope radioaktive dhe një ngarkesë shpërthyese. Kur ngarkesa shpërthehet, kontejneri shkatërrohet dhe substancat radioaktive spërkaten me një valë goditëse, duke krijuar ndotje radioaktive të hapësirës në zona të mëdha dhe gjithashtu mund të çojë në sëmundje nga rrezatimi.

Sipas planeve të regjimit në Kiev, shpërthimi i municioneve të tilla mund të “maskohet” si një operacion kontigjent i municioneve bërthamore ruse me rendiment të ulët, në të cilin përdoret nivel i lartë i uraniumit. Prania e izotopeve radioaktive në ajër do të regjistrohet nga sensorët e Sistemit Ndërkombëtar të Monitorimit të instaluar në Evropë, me akuzën e mëvonshme ndaj Federatës Ruse për përdorimin e armëve bërthamore taktike.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRussianEmbMKD%2Fposts%2Fpfbid0242eXMnf97p9uzsAXTqo7PKbsU47yzQnPgJ83rRyQgwpFG4J3kxrgVdrEE7sfukicl&show_text=true&width=500

Më vonë në të njëjtën ditë (24 tetor 2022), Ministria e Punëve të Jashtme ruse kishte një tjetër postim në Twitter për këtë temë.

Regjimi në Kiev planifikon të kamuflojë shpërthimin e këtij lloji municioni nën efektin e jashtëzakonshëm të kokës bërthamore ruse me fuqi të ulët që përmban në ngarkim të tij uranium në nivel të lartë.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-1&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOlsibGlua3RyLmVlIiwidHIuZWUiLCJ0ZXJyYS5jb20uYnIiLCJ3d3cubGlua3RyLmVlIiwid3d3LnRyLmVlIiwid3d3LnRlcnJhLmNvbS5iciJdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdGltZWxpbmVfMTIwMzQiOnsiYnVja2V0IjoidHJlYXRtZW50IiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9lZGl0X2JhY2tlbmQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3JlZnNyY19zZXNzaW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19jaGluX3BpbGxzXzE0NzQxIjp7ImJ1Y2tldCI6ImNvbG9yX2ljb25zIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2Vuc2l0aXZlX21lZGlhX2ludGVyc3RpdGlhbF8xMzk2MyI6eyJidWNrZXQiOiJpbnRlcnN0aXRpYWwiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2V4cGVyaW1lbnRzX2Nvb2tpZV9leHBpcmF0aW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6MTIwOTYwMCwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2hvd19ibHVlX3ZlcmlmaWVkX2JhZGdlIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1584564755272171522&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fvertetmates.mk%2Fsi-nje-fotografi-nga-sllovenia-e-perpara-12-viteve-u-be-deshmi-ruse-e-bombes-se-piste-te-ukraines%2F&sessionId=fc633f2e2ab042de9174f4403aa74c02a74f8ebc&theme=light&widgetsVersion=a3525f077c700%3A1667415560940&width=550px

Lidhur me fotografinë e përmendur, të nesërmen, më 25 tetor, ka reaguar zyrtarisht qeveria sllovene.

Fotografia që Ministria e Punëve të Jashtme ruse përdori në postimin e saj në Twitter (https://twitter.com/mfa_russia/status/1584547788335251462) është një fotografi e ARAO-së e vitit 2010, qëndron në postimin në llogarinë zyrtare në Twitter të Qeverisë sllovene.

Autoritetet sllovene sqarojnë gjithashtu se fotografia është përdorur për prezantime profesionale dhe si material informativ për publikun e gjerë. Nga aty theksojnë se:

Fotografia tregon detektorë tymi që janë në përdorim të përgjithshëm.

Ato përmbajnë një burim radioaktiv,iteti por jo ndonjë nga burimet radioaktive të listuara në tabelën poshtë fotografisë. Fotografija është publikuar pa dijeninë e ARAO-së.

Në reagimin e qeverisë sllovene është përcjellë edhe deklarata e Sandi Vršek, drejtor i ARAO-së, në të cilin thuhet:

Mbetjet radioaktive në Slloveni ruhen në mënyrë të sigurt dhe nën mbikëqyrje. Nuk përdoret për të bërë bomba të pista.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-2&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOlsibGlua3RyLmVlIiwidHIuZWUiLCJ0ZXJyYS5jb20uYnIiLCJ3d3cubGlua3RyLmVlIiwid3d3LnRyLmVlIiwid3d3LnRlcnJhLmNvbS5iciJdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdGltZWxpbmVfMTIwMzQiOnsiYnVja2V0IjoidHJlYXRtZW50IiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9lZGl0X2JhY2tlbmQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3JlZnNyY19zZXNzaW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19jaGluX3BpbGxzXzE0NzQxIjp7ImJ1Y2tldCI6ImNvbG9yX2ljb25zIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2Vuc2l0aXZlX21lZGlhX2ludGVyc3RpdGlhbF8xMzk2MyI6eyJidWNrZXQiOiJpbnRlcnN0aXRpYWwiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2V4cGVyaW1lbnRzX2Nvb2tpZV9leHBpcmF0aW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6MTIwOTYwMCwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2hvd19ibHVlX3ZlcmlmaWVkX2JhZGdlIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1584936237806206976&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fvertetmates.mk%2Fsi-nje-fotografi-nga-sllovenia-e-perpara-12-viteve-u-be-deshmi-ruse-e-bombes-se-piste-te-ukraines%2F&sessionId=fc633f2e2ab042de9174f4403aa74c02a74f8ebc&theme=light&widgetsVersion=a3525f077c700%3A1667415560940&width=550px

Rusia të martën (25 tetor 2022) përpara Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara akuzoi Ukrainën se po përgatitej të përdorte një mjet shpërthyes me material radioaktiv, të ashtuquajturën “bombë e pistë”.

Jemi mjaft të kënaqur sepse kemi rritur ndërgjegjësimin. “Nuk më shqetëson nëse njerëzit thonë se Rusia po ngre një alarm të rremë nëse kjo nuk ndodh sepse kjo është një fatkeqësi e tmerrshme, e tmerrshme që potencialisht kërcënon të gjithë Tokën,” tha zëvendësambasadori rus në OKB, Dmitry Polyansky.

Megjithatë, Moska nuk dha prova për akuza të tilla kundër Kievit.

Ne nuk kemi parë apo dëgjuar ndonjë provë të re… Ky është dezinformim i pastër rus që e kemi parë shumë herë më parë dhe duhet të ndërpritet, tha zëvendësambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OKB James Kariuki.

Ukraina ka hedhur poshtë akuzat ruse se forcat ukrainase mund të shpërthejnë një pajisje radioaktive dhe akuzoi Rusinë se planifikon të kryejë një akt të tillë dhe më pas të fajësojë Ukrainën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  gjatë fjalimit të tij  të dielën (23 tetor 2022) tha se Rusia është e vetmja në rajon e aftë të përdorë armë bërthamore.

Nëse Rusia thotë se Ukraina gjoja po përgatit diçka, kjo do të thotë një gjë: Rusia e ka përgatitur tashmë të gjithë këtë, tha Zelensky.

Vendet perëndimore gjithashtu i kanë hedhur poshtë akuzat ruse si një përpjekje për të përshkallëzuar luftën tetë-mujore.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg (27 tetor 2022)tha se pretendimet e paprovuara të Rusisë se Ukraina planifikon të përdorë një “bombë të pistë” janë krejtësisht të rreme dhe Kremlini nuk duhet ta përdorë atë si një justifikim për të përshkallëzuar luftën.

Rusia tani po pretendon në mënyrë të rreme se Ukraina po përgatitet të përdorë një bombë të pistë radioaktive në territorin e saj. Aleatët e NATO-s e hedhin poshtë këtë pretendim të rremë. Rusia shpesh fajëson të tjerët për atë që planifikon të bëjë. E kemi parë më parë, nga Siria në Ukrainë. Rusia nuk duhet ta përdorë këtë si një justifikim për të përshkallëzuar luftëntha Stoltenberg.

Më tej, ai i quajti pretendimet ruse të papërgjegjshme.

“Çdo përdorim i armëve bërthamore në Ukrainë do të ndryshojë menjëherë natyrën e konfliktit”, tha Stoltenberg. “Presidenti (i Rusisë) Vladimir Putin e di se nuk ka fitues në një luftë bërthamore dhe ajo nuk duhet të luftohet kurrë. Edhe në Moskë e dinë se një gjë e tillë do të shkaktonte pasoja të rënda.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2022 21:23

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare