Si shpërndahet virusi korona nëpërmjet ajrit?

Desk
By Desk October 31, 2020 20:06

Si shpërndahet virusi korona nëpërmjet ajrit?

Rreziku i infektimit është më i larti në ambiente të mbyllura, por mund të zvogëlohet nëse merren masa parandaluese për përhapjen e tij. Gazeta Spanjolle “El Pais” ka bërë studim mbi gjasat e infektimit në tre situata të përditshme, duke marrë parasysh tre skenarë të mundshëm – mos mbrojtje, përdorim të mbrojtjes dhe kohëzgjatjen e ekspozimit ndaj infektimit.

Nëse 6 persona mblidhen në shtëpi private, prej të cilëve njëri është i infektuar.

Pa marrë parasysh se a mbahet distanca, nëse gjashtë persona kalojnë katër orë kohë së bashku duke folur me zë, pa mbajtur maska në hapësirë pa ventilim, 5 do të infektohen.

Nëse mbajnë maska, katër persona janë të ekspozuar në rrezik për tu infektuar. Vetëm maskat nuk do të parandalojnë infektimin nëse ekspozimi zgjat gjatë.

Riziku nga infektimi shkon nën 1 kur të gjithë në grup mbajnë maska dhe shkurtohet kohëzgjatja e takimit përgjysmë dhe hapësira ajroset.

Baret dhe restorantet vlerësohen si vende ku çdo infektim shumë lehtë shpërndahet. Nëse në bar me kapacitet të zvogëluar prej 50% ka 15 mysafir dhe tre anëtarë të personelit, dritaret janë të mbyllura dhe nuk ka ventilim mekanik, 14 klientë do të infektohen pas qëndrimit prej 4 orëve në bar.

Nëse shfrytëzohen maska, rreziku ulet në 8 persona.

Nëse hapësira ajroset, që mund të bëhet me klimë të mirë, ndërsa koha e kaluar në bar përgjysmohet, ekziston rrezik që të infektohet vetëm një person.

Nëse e marrim shembull një klasë me 24 nxënës, për shembull në hapësirë të mbyllur, skenari më i rrezikshëm është që klasa të mos ketë ventilim dhe mësuesi të jetë i infektuar.

Nëse fëmijët kanë kaluar dy orë në klasë me mësues të infektuar, pa u ndërmarrë masa për mbrojtje, ekziston rreziku që deri në 12 nxënës të infektohen.

Nëse të gjithë mbajnë maska, numri i atyre që mund të infektohen ulet në 5. Në epidemi reale është vërejtur se secili prej nxënësve mund të infektohet pa marrë parasysh afërsinë e tyre me mësuesin për shkak se aerosolët distribuohen rastësisht në ambient pa ventilim.

Nëse hapësira është e ajrosur gjatë kohë së ligjërimit, pa marrë parasysh a me ajër të freskët apo në mënyrë mekanike, dhe kohëzgjatja e orës zvogëlohet, rreziku bie në mënyrë drastike.

Rrezikun në hapësirë të mbyllur e konfirmoi edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Virusi transmetohet gjithmonë përmes kontaktit të afërt respirator. Kjo do të thotë që pikat, kripërat që dalin nga zgavra përmes gojës gjatë të folurit janë praktikisht pikat përmes të cilave transmetohet virusi. Sa më i gjatë dhe fizikisht më i afërt të jetë kontakti midis një personi të infektuar dhe një personi potencial për tu infektuar, aq më i madh është rreziku. Dhe në atë kuptim në hapësirë të mbyllur që nuk ajroset nëse ka përqendrim dhe numër të madh të njerëzve që nuk mbajnë maska mbrojtëse, rreziku këtu është jashtëzakonisht i lartë. Mbajtja e një maske, natyrisht, zvogëlon rrezikun edhe më shumë nëse numri i njerëzve në një hapërsirë të mbyllur është më i vogël dhe nëse shpesh ajroset”, u shpreh Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësië.

Në këtë drejtim, siç tha, janë edhe rekomandimet që të mos mbahen festa shtëpiake dhe mbledhje ku ka koncentrim të madh të njerëzve në një vend./Tv21

Desk
By Desk October 31, 2020 20:06