Si të parandalohet fenomeni “Brain Drain”, nevojiten strategji për perspektivat e të rinjëve

Desk
By Desk March 7, 2020 19:14

Si të parandalohet fenomeni “Brain Drain”, nevojiten strategji për perspektivat e të rinjëve

Migrimi i të rinjëve jashtë vendit paraqet një trend negativ i cili fatkeqësisht është edhe më i shpeshtë viteve të fundit në vendin tonë.

Nga Banka Boterore para disa muajve njoftuan se numri është alarmant. Bëhet fjalë për rreth gjysmë milion qytetarë, kryesisht të rinj dhe të aftë për punë të cilët kanë braktisur vendin, për një jetë më të mirë. Ajshe Asani e cila per momentin ndjek studimet, ka për qëllim që magjistraturën të vazhdojë jashtë vendit.

Edhe pse mendon qe te kthehet, thotë që në rast se nuk do të mund të punësohet do të kërkoj rrugëdalje në vendet evropiane.

,,Mendoj që pas kryerjes së fakultetit të vazhdoj me masterin jashtë vendit, pastaj të shohim, në qoftë se do të më jepej ndonjë mundësi më e mirë, patjetër se jashtë”, shprehet studentja.

Ndërkohë që një i ri tjetër pa hamendje thotë që të ardhmen nuk e sheh këtu.

G: Ku e shihni të ardhmen këtu apo jashtë vendit?

Studenti: ,,Jashtë vendit’’

E disa nga të rinjtë janë këmbëngulës se e ardhmja e tyre i takon vendlindjes.

Student: ,,Patjetër se të ardhmen e shoh në RMV, në vendlindjen time, për arsye se ky shtet ka nevojë për ne, edhe pse ne ndoshta nuk kemi shumë nevojë për të”.

G: Po çka në qoftë se nuk ju jepet mundësia që të punësoheni dhe detyroheni që të dilni jashtë?

Student: ,,Faktikisht kjo varet varësisht aftësive të personit. Nëse shteti nuk ta jep një mundësi duhet parë alternativat tjera nëpër kompanitë private, ku mendoj që ato japin kushte edhe më të mira se institucionet shtetërore”.

Si faktorë kryesorë që ndikojnë në vendimin për të migruar janë papunësia, pagat e ulëta dhe varfëria e familjes. E pikërisht për këto faktorë flet edhe sociologu, Ali Pajaziti. Ai tregon se ka shumë raste kur ish studentët e tij presin me vite për tu punësuar.

“Ka raste kur një i ri, një ish student ose një i diplomuar me vite të tëra pret për punësim dhe kjo tek ai shkakton një thyerje të shpresës, shkakton një dërmim psikologjik tek ai dhe normalisht probleme sociale, sepse njeriut i duhet edhe ekonomia për të mbijetuar dhe gjallëruar. Kemi nevoja të shumta në jetën tonë të përditshme, siç është edhe çështja e martesës, e krijimit të familjes. E një i papunë sigurisht që nuk do të futej në ujëra të tilla, për këtë arsye vendosin që edh të shpërngulen”, shprehet sociologu Ali Pajaziti.

Profesoresha, Ajtene Qamili kërkon të ndërmeren masa konkrete me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie.

,,Faktori kryesorë punësimi i kuadrove, jo gjithmonë ata të cilët meritojnë dhe ata të cilët kanë dhënë me të vërtet mund për të aritur suksese, por punësohen në baza partiake, familjare dhe në mënyra të ndryshme dhe kjo i demotivon pastaj edhe ata të rinjtë e tjerë të cilët mësojnë dhe diplomojnë me meritat e tyre. Një faktorë tjetër që poashtu që i shqetëson këta të rinjë janë edhe pagat e ulëta që janë në të gjithë vendin tonë”, theksoi profesoresha, Ajtene Qamili.

Qeveria është e sigurtë se deri tani ka bërë shumë për të penguar largimin e mendjeve të ndritura dhe punëtorëve nga vendi.

Nga atje thonë se të gjitha masat janë në drejtim të përmirësimit të cilësisë të jetës së qytetarëve, me këtë edhe krijimin e një ambienti që të rinjtë të qëndrojnë këtu dhe mos të braktisin vendin.

E si masë të drejtëpërdrejtë nga Qeveria theksojnë rritjen e rrogës minimale dhe asaj mesatare.

Desk
By Desk March 7, 2020 19:14