“Ne po luftojmë për më shumë se 100 persona të tjerë që gjenden në spital. Kemi bërë çdo përpjekje dhe dua të falënderoj stafin mjekësor në gjithë vendin”, deklaroi presidenti i vendit.
Numri i personave që humbën jetën nga shpërthimi i një cisterne karburanti mbrëmjen e së premtes në Freetown, kryeqytetin e Sierra Leones, është rritur në 101.
Presidenti Julius Maada Bio vizitoi rajonin pas aksidentit të ndodhur si pasojë e përplasjes së një cisterne karburanti me një automjet tjetër në zonën e Wellington-it, në lindje të kryeqytetit Freetown.
Në një deklaratë për shtypin gjatë vizitës, Bio tha se tragjedia në kryeqytet është e trishtë.
Ai tha se 101 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit.
“Ne po luftojmë për më shumë se 100 persona të tjerë që gjenden në spital. Kemi bërë çdo përpjekje dhe dua të falënderoj stafin mjekësor në gjithë vendin”, deklaroi Bio.
Shifra fillestare e të vdekurve nga aksidenti i së premtes ishte 92.