Sigurimi i një marrëveshjeje në bisedimet e COP26 ende në proces

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 22:03

Sigurimi i një marrëveshjeje në bisedimet e COP26 ende në proces

Ka ende shumë punë për të bërë për të siguruar marrëveshjen në samitin për ndryshimet klimatike COP26, tha presidenti Alok Sharma duke iu drejtuar delegatëve.

Dita e parafundit e bisedimeve duhet të përfaqësojë një tjetër ndryshim një ndërrim tjetër të marsheve në negociata, deklaroi Sharma, ndërsa vendet përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjet politike në një numër fushash që ende duhet të zgjidhen.

“Dua të jem i qartë, nuk jemi ende në fazën përfundimare, ka ende shumë punë për të bërë”, shtoi ai.

“Unë e di se sa fort po punoni të gjithë, por dita sot duhet të përfaqësojë një ndërrim tjetër të marsheve ku negociatorët finalizojnë punën e jashtëzakonshme teknike dhe ministrat rrisin angazhimin e tyre,” tha ai.

Brenda natës, u publikuan draft tekste të reja për negociatat që po zhvillohen në një sërë fushash, duke përfshirë sigurimin e financave të ardhshme për vendet më të varfra për të përballuar ndikimet e ndryshimeve klimatike, ku presidenti Sharma shprehu shqetësimin e tij lidhur me progresin.

Gjithashtu, kishte draft tekste për mbështetjen e vendeve për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike dhe për trajtimin e humbjeve dhe dëmeve të kombeve të prekura, të shkaktuara nga moti ekstrem, si dhe pjesë të të ashtuquajturit rregullore të Parisit për të ndihmuar për ta bërë funksional traktatin e dakortësuar të vitit 2015 për ndryshimet klimatike.

Sipas Marrëveshjes së Parisit, vendet u zotuan të ndërmarrin masa për të kufizuar rritjen e temperaturës globale nën 2 °C dhe të vazhdojnë përpjekjet për të kufizuar rritjen deri në 1.5C, përtej së cilës do të ndihen ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike. /atsh

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 22:03
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.