Siljanovksa i jep votë Blerim Rekës!

Desk
By Desk 5 Prill, 2019 22:38

Siljanovksa i jep votë Blerim Rekës!

Kandidatja për president Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE, në një postim në rrjetet sociale ka komentuar debatin e parë në mes kandidatëve për president e ku ka thënë se voton për Blerim Rekën, pasi ai ka qenë më i mirri, përcjell FLAKA.

“Të dashur ndjekës në Twitter, në mëngjes e pashë anketën, e tani dëgjojë se e paskan fshi. Edhe pse e fshime, prapë dua të jap votën time për kundërkandidatin Blerim. Mendoj se ishte shumë më i mirë për 11 %”, ka shkruar Siljanovska.

 

 

Ndryshe qëndrimet e Rekës dhe Siljanovskës thuajse janë të ngjashme, sa i takon pjesës për emrin. Reka mbrëmë theksoi se ai personalisht është angazhuar për mos ndryshim të emrit në kohën kur ka qenë ambasador.

Pastaj, edhe në ditën e parë kur nënshkurajt%n në KSHZ për zgjedhje fer dhe demokratike, ata u përqafuan me njëri-tjetrin, gjë që nuk ndodhi me Stevo Pendarovskin. Edhe në përballejn e mbrëmshme televizive, ata në asnjë moment nuk patën kundërshtime mes tyre, por nuk nodhte kështu edhe me kundërkandidatin e tyre, Pendarovski.

Ndryshe, Blerim Reka ka mbështetje të ASH-së dhe BESËS, Stevo Pendarovski të shumicës aktuale, kurse Siljanovska të VMRO-DPMNE-së. FLAKA

Desk
By Desk 5 Prill, 2019 22:38