Siljanovska-Davkova: Do të tregojmë si zhvillohen proceset euroatlantike

Desk
By Desk 10 Prill, 2019 21:04

Siljanovska-Davkova: Do të tregojmë si zhvillohen proceset euroatlantike

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska-Davkova sonte u takua me qytetarët e komunës së Butelit para të cilëve i prezantoi angazhimet e saj për zhvillimin e proceseve euroatlantike, ndërsa u përqendrua edhe në politikat që i zhvillon pushteti aktual.

“Ne do të tregojmë si zhvillohen proceset dhe integrimet euroatlantike. Si nuk u lodhën nga përsëritja e integrimeve euroatlantike – BE dhe NATO,  por këto janë vetëm fjalë për ato, retorikë, ndërsa pas këtyre fjalëve nuk ka asnjë përmbajtje, asnjë bazë dhe këtë së shpejti do ta dëgjojnë”, theksoi Siljanovska-Davkova, duke shtuar se pushteti i shfrytëzon BE-në dhe NATO-n si alibi për ekzistencën e saj dhe standardin e lartë jetësor.

Potencoi se sundimi i ligjit është më i rëndësishëm për funksionimin e shtetit, por siç tha, për momentin në vend nuk ka të drejtë dhe drejtësi. Vlerësoi se politika që e zhvillon LSDM-ja është e keqe, duke aluduar në vendimet ligjore që i solli shumica parlamentare. Sipas asaj, politika e LSDM-së është ilegale, ndërsa me vetë këtë edhe jolegjitime.

Desk
By Desk 10 Prill, 2019 21:04