Siljanovska-Davkova: Kuvendi po bllokon punën e organeve shtetërore

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Shkurt, 2022 13:34

Siljanovska-Davkova: Kuvendi po bllokon punën e organeve shtetërore

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova sot tha se Kuvendi po bllokon punën e organeve shtetërore. Davkova thotë se Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime duhet të zgjedh të plotësojë numrin e gjykatësve kushtetues.

“Për fat të keq, Kuvendi po bllokon punën e organeve shtetërore. Pasi tashmë e përmendët. Gjykata Kushtetuese me pesë gjykatës nuk është Gjykatë Kushtetuese, duhet të ketë nëntë. Mos të flasim për zëvendësin e Avokatit të Popullit e për organet tjera shtetërore”, tha mes tjerash Davkova.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese aktualisht funksionon me pesë gjykatës, ndërkaq duhet të ketë nëntë. Si rrjedhojë, nuk mundet të merren vendime për disa lëndë. pengesë për zgjedhjen e gjykatësve të rinj është mungesa e kryetarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Shkurt, 2022 13:34

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare