Siljanovska Davkova u takua me AAM dhe mori pjesë në debatin publik

Desk
By Desk April 19, 2019 19:48

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova sot u takua me kryetarin dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Asociacionit të Arkitektëve të Maqedonisë (AAM).

Në takim siç kumtoi ekipi i Siljanovska Davkova, është biseduar për pjesëmarrjen e opinionit profesionist në sjelljen e vendimeve ligjore dhe rregullativave, para së gjithash e Ligjit për ndërtim dhe Ligjit për planifikim hapësinor dhe urban, si dhe për përfshirjen e qytetarëve në proceset dhe vendosjen e tij si faktor vendimtar.

Siljanovska Davkova sot mori pjesë edhe në debatin në temë:”Gruaja e parë Presidente?” që u mbajt në Qendrën për dizajn dhe inovacione “Dhoma Publike”. Në debat fjalim patën profesoreshat Karolina Ristova Asterud dhe Elka Jaçeva Ulçar dhe regjisori Jani Bojaxhi.

“Bërthama e debatit përbëhej nga shqyrtimi i ndikimeve të ndryshme të cilat pjesëmarrja e Siljanovska Davkova i ka në këto zgjedhje, theksohet në kumtesën e ekipit për kandidate për presidente.

Desk
By Desk April 19, 2019 19:48