Siljanovska: Intonacioni i himnit pa tekst është i paligjshëm

Desk
By Desk 5 Prill, 2019 21:56

Intonacioni i himnit pa tekst është i paligjshëm, pasi sipas ligjit himni ka tekst dhe muzikë, tha kandidati për presidentin i VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova në tubimin në Manastir, përcjell FLAKA.

“Edhe një herë e kam kontrolluar Ligjin për himnin. Në mënyrë të qartë thuhet se himni ka tekst dhe muzikë, dhe të lëshohet vetëm muzikë, diçka që praktikohet tani është në kundërshtim me ligjin. Ky ligj është miratuar me një shumicë prej 2/3 si dhe Kushtetuta. Kjo është e turpshme, prandaj ne duhet t’i paralajmërojmë për respektimin e sundimit të ligjit”, theksoi Siljanovska.

Ajo tha se jemi larg nga sundimi i ligjit, nuk merremi serizoisht me korrupsionin dhe krimin.

“BE thotë se do të ndëshkojë vendet anëtare që do të shkelin rregullat e sundimit të ligjit. Si mund të marrim një datë? Hahn tha se pason faza përgatitore për negociata. Pra, deri kur do të bëhemi gati? Tani ata ndoshta do të thonë se BE ka problemet e veta, do të duhet ta rregullojë oborrin e vetë”, tha Slijanovska. FLAKA

Desk
By Desk 5 Prill, 2019 21:56