Siljanovska me gafë të re: Duhet të dilet më 21 shtator

Desk
By Desk 13 Prill, 2019 22:18

Siljanovska me gafë të re: Duhet të dilet më 21 shtator

Kandidati presidencial i VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, bëri një gafë të re në tubimiin qendror para Qeverisë në Shkup. Në disa raste ajo i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë në 21 prill, por në një rast ajo e ngatërroi datën dhe bëri thirrje për votim më 21 shtator, përcjell FLAKA.

“Ne duhet t’i japim fund kësaj situate. Prandaj duhet të dilet më 21 shtator. Por diçka tjetër është më e rëndësishme. Për reforma të thella nuk është e mjaftueshme për të fituar vetëm në zgjedhjet presidenciale, duhet të hapet porta për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Siljanovska. FLAKA

Desk
By Desk 13 Prill, 2019 22:18