Siljanovska: Mund të ndyshoni gjithçka, por atdheun asnjëherë

Desk
By Desk 9 Prill, 2019 20:35

Ju mund të ndryshoni gjithçka, por atdheun kurrë, tha kandidatja për president të VMRO DPMNE Gordana Siljanovska Davkova nga Gostivari, përcjell FLAKA.

Ajo së bashku me kryetarin e partisë kryesore opozitare në Maqedoni, Hristijan Mickoski, vazhdon tubimet e saj të përditshme anembanë vendit për të informuar qytetarët për politikat e saj dhe çfarë do të bëjë nëse zgjidhet presidente.

I mençuri George Bernard Shaw dikur tha: ‘Ju mund të ndryshoni rrobat, por atdheu juaj nuk mund të ndryshojë kurrë’. Ne duhet të fitojmë zgjedhje për të delegjitimizuar qeverinë, për të hapur rrugën për zgjedhjet parlamentare për një shumicë të re”, ka thënë sonte kandidati presidencial Siljanovska-Davkova në Gostivar. FLAKA

Desk
By Desk 9 Prill, 2019 20:35