Siljanovska nga Gjevgjelia: Atdheut i duhet një nënë

Redaksia
By Redaksia 16 Prill, 2019 16:24

Siljanovska nga Gjevgjelia: Atdheut i duhet një nënë

Kandidatja për presidente Gordana Siljanovska-Davkova, mbrëmë para qytetarëve të Gjevgjelisë, tha se me votën e tyre me 21 prill, ata e kanë rastin të shprehin vullnetin demokratik, sipas saj, se a janë kundër këtij pushteti. Siljanovska tha se ka ardhur koha që atdheu të ketë një nënë, e cila, sipas saj, do t’u japin fund ndarjeve të mëdha në Maqedoni, jo vetëm ndërmjet etniteteve të ndryshme, por siç tha, edhe në trungun e shkëputur maqedonas. Ndërkaq, sot, në ditën e 16-të të fushatës, kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë tubime në komunat e Shkupit, Aerodrom dhe Gazi Babë.

Erdhi koha që ne femrat të japim kontributin tonë të dukshëm në nivelin më të lartë politik në përrallën politike maqedonase. Si grua, pasi që Maqedonia është femër, dhe atdheu është femër, kemi obligim të posaçëm ndaj saj. Mos të harrojmë në braktisjen dhe eksodin të fëmijëve tanë, t’i kthejmë ose t’i mbajmë, duke i bindur se ka shanse për Maqedoninë, por jo me ata që janë në pushtet, por me neve.”- theksoi Gordana Siljanovska Davkova, Kandidate për Presidente

Redaksia
By Redaksia 16 Prill, 2019 16:24