Siljanovska nga Makedonski Brod: Le t’i mundim dhe t’i dërgojmë në pushim të pamerituar

Desk
By Desk 8 Prill, 2019 20:39

Siljanovska nga Makedonski Brod: Le t’i mundim dhe t’i dërgojmë në pushim të pamerituar

Kandidatja për president e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, nga Makedonski Brod pasdite tha se kjo qeveri duhet të largohet dhe, me humbjen e tyre në zgjedhjet presidenciale, do të dërgohet në siç tha pushim të pa merituar, përcjell FLAKA.

“Unë nuk kam besim se në qershor se do të marrim datë. Bashkimi Evropian ka probleme serioze dhe sigurisht që të gjithë duhet të udhëhiqen gjithmonë nga interesat e veta, kështu që interesat tona kombëtare duhet të zgjidhen me njëra-tjetrën, me intuitën, dhe shumica prej tyre me njerëzit, e ata të gjitha i harruan. Duhet të ketë frenime të ndryshme dhe bashkime të ndryshme që askush të mos ketë shumë pushtet, atëherë ne qytetarët do të kemi lirinë e cila na mungon. Nuk ka ditë të mos dëgjojmë për ndonjë skandal të ri, vetëm për ekonominë nuk do të dëgjojmë lajme të bukur”, tha Siljanovslka, duke ftuar qytetarët ta ndalojnë siç tha, këtë të keqe në zgjedhjet presidenciale. FLAKA

Desk
By Desk 8 Prill, 2019 20:39