Siljanovska: Ngatërrova qytetet, por nuk i kam ngatërruar tezat

Redaksia
By Redaksia 5 Prill, 2019 20:38

Siljanovska: Ngatërrova qytetet, por nuk i kam ngatërruar tezat

Gordana Siljanovska, kandidati presidencial i Maqedonisë, tha se u kërkon falje pjesëmarrësit në mitingun në Negotinë që i ka përshëndetur si “kavadaras”. Ishte një gabim i padëshiruar për shkak të barrës së fushatës për zgjedhjet, tha ajo, përcjell FLAKA.

“Nuk e marr për zemre, bëra gabim të paqëllimshëm, kërkoj falje. E dini, ne në fushatë jemi shumë të ngarkuar, shkojmë në vende të ndryshme dhe mund të ndodhin gabime të këtilla të padëshiruara. Kjo tregon se edhe politikanët janë vetëm njerëz, se nuk janë të përkryer dhe se mund të gabojnë. Sipas meje, më keq do ishte sikur të gabohen tezat pas të cilave qendrojmë, sesa të ngatërrohet emri i qytetit ku ndodhesh”, tha Siljanovska.

Ajo u tha gazetarëve se ishte e kënaqur me debatin e parë televiziv me rivalët e saj. Sipas saj, debati ishte i gjallë, argumentoi dhe shtoi se ajo u përpoq të vepronte në stilin e fjalimit femëror. FLAKA

Redaksia
By Redaksia 5 Prill, 2019 20:38