Siljanovska para gjashtë viteve për bilboardet zgjedhore: Më asociojnë në Korenë Veriore

Desk
By Desk April 25, 2019 21:09

Siljanovska para gjashtë viteve për bilboardet zgjedhore: Më asociojnë në Korenë Veriore

Në vitin 2013, profesorja Gordana Siljanovska Davkova si anëtare e Komisionit për Legjislacion Zgjedhor si përfaqësues i OSBE / ODIHR-it në një deklaratë për NOVA TV fliste për propozimet e saj për reklamim të drejtë në zgjedhje.

Atëher ka qenë e shokuar nga madhësia e bilbordeve me fotografitë e kandidatëve dhe thotë se ajo e asicion me Korenë e Veriut.

“Këto ditë, njeriu është i shokuar nga fotografitë mamute në të gjithë qytetin që ndonjëherë më asociojnë me Korenë e Veriut. Është edhe në reklamat e quajtur sindromi Kim Ill Sung. Mendoj se ka ardhur koha që Kodi Zgjedhor të përcaktojë dimensionet e materialit zgjedhor, në mënyrë që qytetarët të shkojnë në një rrugë ku të gjithë kandidatët në zgjedhje do të jenë në përmasa të drejta, do të ketë një fjalë për partinë. Unë mendoj se është e pahijshme në një nga vendet më të varfëra aq shumë para për të hedhur për material që pastaj mbetet i varur për një vit të tërë dhe shkakton nerva, mendonte atëherë Siljanovska.

Por, siç duket sot kandidates për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së, këto fotografi të mëdha nuk i pengojnë. Sot nëpër Shkup ka shumë fotografi të saja me përmasa siç ajo i përqeshte para gjashtë viteve. FLAKA

Desk
By Desk April 25, 2019 21:09