Siljanovska para Pendarovskit te votuesit maqedonas
Gordana Siljanovska Davkova kryeson me 8% përpara Stevo Pendarovskit në trupin votues maqedonas, thotë sondazhi i fundit nga agjencia M – Prospekt, e kryer në periudhën nga 04 prilli deri më 10 prill, me 1,197 të anketuar, përcjell FLAKA.
Të pyetur për mendimin për Gordana Siljanovska si President, 42% e maqedonasve janë përgjigjur pozitivisht. Pendarovski ka 8% më pak mbështetje me elektoratin maqedonas, vetëm 33.6% e votuesve kanë mendim pozitiv për të.
28.5% e votuesve maqedonas kanë një opinion negativ për Stevo Pendarovskin, ndërsa numri i maqedonasve që kanë një opinion negativ për Gordana Siljanovska është shumë 18.4%. FLAKA