Siljanovska: Qeveria ti përmbushë premtimet e dhëna mjekëve

Desk
By Desk 10 Prill, 2019 20:16

Siljanovska: Qeveria ti përmbushë premtimet e dhëna mjekëve

Situata me mjekët në vendin tonë është alarmante. Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate për kryetar e shtetit, në një takim me qytetarët, tha se sipas të dhënave nga “E Majta”, gjatë tre muajve të fundit 83 mjekë kanë kërkuar leje që ta braktisin Maqedoninë. Me këtë rast ajo i apeloi Qeverisë ti përmbushë premtimet e realizuara.

“Prandaj do kisha dashur të të dëgjoj çka mendojnë ata, cilat janë zgjidhjet, nëse dikush i pyet, nëse vetë kanë ndonjë ide se si të tejkalohet kjo situatë. Por, mendoj se kur në zgjedhje do ta thoni një premtim, patjetër t’i përmbaheni, nëse ajo është urgjente do të filloni me atë së pari, jo me këshilltarët e qeverisë, por së pari me mjekët pasi shëndeti jonë rrezikohet, kuptohet. Është rrezikuar nga ndotja e lartë e papërballueshme, stresi, nëse ia shtojmë gjendjen sociale, nëse ia shtojmë problemet ekonomike për mua do të thotë problem numër një që menjëherë duhet të zgjidhet”, ka deklaruar Siljanovska- Davkova.

Desk
By Desk 10 Prill, 2019 20:16