Siljanovska: Si president do të zbatoj Marrëveshjen e Prespës dhe emrin e ri kushtetues

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 4, 2019 19:57

Siljanovska: Si president do të zbatoj Marrëveshjen e Prespës dhe emrin e ri kushtetues

Kandidati presidencial i VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska Davkova në debatin e sontëm në Tv Telema mbi çështjen nëse ajo do të zbatojë Marrëveshjen e Prespës dhe do të përdorë emrin e ri, u përgjigj pozitivisht, përcjell FLAKA.

“Sigurisht, sepse ai u bë pjesë e Kushtetutës. Por në aplikacion ka një ndryshim. Do të respektoj mbishkrimet në emër të shtetit të institucioneve. Po, unë do ta zbatoj, por si një individ do të shmang emrin Maqedonia Veriore. Në fakt, neni 7 paragrafi 2 thotë se përdorimi i mbiemrit “maqedonas” është i lejuar”, tha Siljanovska Davkova. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 4, 2019 19:57