Siljanovska: Vendi ynë ishte dhe do të jetë në Evropë dhe në Bashkimin Evropian

Desk
By Desk 5 Prill, 2019 20:22

Siljanovska: Vendi ynë ishte dhe do të jetë në Evropë dhe në Bashkimin Evropian

Me përjashtim të dy periudhave, gjatë Perandorisë Osmane dhe gjatë komunizmit, vendi ynë ishte në Evropë dhe në Bashkimin Evropian, tha kandidati për president i përkrahur nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin e saj në mitingun e sotëm në Demir Hisar, përcjell FLAKA.

“Ballkani ka qenë gjithmonë gjeografikisht, politikisht, dhe veçanërisht një pjesë kulturore e Evropës. Por nuk është rruga e BE-së në të cilën ju do të ngjiteni dhe do të shkoni në Bruksel, ne duhet të krijojmë Bashkimin Evropian këtu, por fatkeqësisht për dy vitet e fundit, kjo nuk po ndodh”, tha Siljanovska. FLAKA

Desk
By Desk 5 Prill, 2019 20:22