Siljanovska vizitoi Shoqatën e personave të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim të Qytetit të Shkupit
Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova sot u takua me përfaqësues të Shoqatës së personave të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim të Qytetit të Shkupit.
Ajo deklaroi se shteti duhet të kujdeset për të gjithë qytetarët përfshirë edhe personat e shurdhër dhe me vështirësi në të dëgjuar, të cilët pa dallim të gjuhës së tyre amtare, janë të bashkuar dhe përdorin një gjuhë të shenjave. Sipas saj, këto qytetarë duhet të përfshihen nga parimet e përfaqësimit adekuat dhe fillestar.
Siljanovska Davkova sot u takua edhe me përfaqësues të Shoqatës për mjedis jetësor “Eko Planeti”.
“Biseduam për mundësitë për përfshirjen e temave ekologjike në procesin arsimor dhe leksione teorike dhe praktike”, tha Siljanovska Davkova. Shtoi se Shoqata për mjedis jetësor “Eko Planeti” e ka mbështetjen e saj sepse mbrojtja e mjedisit jetësor është prioritet i saj.