Silva, si lojtari i lirë nga PSZH te Barcelona

Desk
By Desk April 15, 2020 20:21

Silva, si lojtari i lirë nga PSZH te Barcelona

Kapiteni i PSZH-së, Tiago Silva, do të largohet nga klubi si një lojtar i lirë. Kontrata e 35 vjeçarit skadon në fund të sezonit, dhe agjenti ka konfirmuar se nuk ka negociata për vazhdimin e saj.

Sipas medieve spanjolle, Barcelona dëshiron të përfitojë nga kjo situatë, duke e sjellë falas brazilianin në ‘Camp Nou’.  Katalanët tashmë kanë kontraktuar agjentin e lojtarit, dhe i kanë ofruar atij kontratë dy vjeçare.

Tiago Silva nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për të luajtur në të njëjtin ekip me Leo Messin, dhe do të ishte i gatshëm për të pranuar ofertën.

Desk
By Desk April 15, 2020 20:21