Silva: Trajneri serb më ofendoi, tani e ka parë kush është kush

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 10:45

Silva: Trajneri serb më ofendoi, tani e ka parë kush është kush

Kombëtarja e Brazilit fitoi në mënyrë rutinore ndeshjen ndaj Serbisë dhe Tiago Silva e kritikoi pas ndeshjes trajnerin kundërshtar Dragan Stojkovic – Piksi për deklaratat e bëra në prag të kësaj ndeshje.

Veterani i Çellsit është ndjerë i fyer nga komentet e kapitenit serb se brazilianët janë të fuqishëm vetëm në sulm, ndaj pas ndeshjes i është kundërpërgjigjur edhe Stojkoviqit.

“Kam dëgjuar se trajneri i tyre tha para ndeshjes se Brazili ka një numër sulmuesish të mëdhenj, por jo lojtarë të lartë në mbrojtje. Është mungesë respekti për historinë tonë, jo vetëm për mua personalisht, por për të gjithë bashkëlojtarët e mi. Duhet të dish se çfarë thuhet para se të thuash diçka, mendoj se me atë që treguam në fushë dëshmuam se kush është kush. Jemi të kënaqur me mënyrën se si e nisëm këtë kampionat, shpresoj të vazhdojmë në të njëjtin stil edhe në ndeshjet e radhës”, tha Tiago Silva.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 10:45

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...