Sindikata e administratës së gjyqësorit: Duam shtesa të njëjta në paga sikurse gjykatësit

Sindikata e administratës së gjyqësorit: Duam shtesa të njëjta në paga sikurse gjykatësit

Policia e gjyqësorit kërkon shtesa të njëjta në paga sikurse edhe gjykatësit.

Nga Sindikata e Administratës së Gjyqësorit shprehin pakënaqësi të madhe rreth pagesave të shtesave të pagës që, sipas tyre, janë të dëmshme dhe nënçmuese për të punësuarit pranë shërbimeve gjyqësore.

Për të ardhur deri tek kjo shumë kërkojnë barazimin me shtesat e gjykatësve të cilët marrin prej 6000 deri në 8000 mijë denarë.

Ata kërkojnë që shërbimet policore në gjykata, për rrezik në punë të marrin 4500 denarë dhe jo 750.

“Nëse e marrim këtë shtesë të pagës, Policia e gjyqësorit është e para që kishte mbulim normativ për të drejtën për shtesë në pagë për rrezik. Tani jemi të vetmit që nuk na paguhet, ju të gjithë e dini se duhet deri vonë te qëndrojmë ndoshta edhe deri në mëngjes. Por, tani kemi një situatë absurde, që të gjithë që flenë në shtëpi t’u paguhet shtesë për rrezik në pagë dhe vetëm ne jo”,- tha kryetari i Sindikatës së administratës së gjyqësorit dhe drejtorisë shtetërore, Dragan Josevski.

Ndërkohë, Këshilli i Buxhetit Gjyqësor përmes kumtesës para disa ditëve tha se nuk do të rrisë shtesat e pagave me arsyetimin se kanë shtesa në paga për më shumë se 5% dhe rritje të pagave për 5% muajt e fundit.

Ndërsa nga Sindikata e administratës së gjyqësorit paralajmëruan grevë në rast të mos plotësimit të kërkesave të tyre.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2019 19:21

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA