Sindikata e Pavarur e Arsimit në protestë, kundër bashkimit të lëndëve, ankesë për pagat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 19:24

Sindikata e Pavarur e Arsimit në protestë, kundër bashkimit të lëndëve, ankesë për pagat

Punonjësit e arsimit pjesë të Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencë dolën në protestë për të shprehur pakënaqësitë që kanë. Ata u shprehën kundër bashkimit të disa lëndëve mësimore por edhe për pagat e ulta.

Thonë se historia, gjeografia, biologjia, fizika, kimia, etika, dhe informatika nuk mund të ligjerohen nga një arsimtar sepse kjo do të shkaktojë humbjen e vendeve të punës.

Përveç nëpërkëmbjes së dinjitetit të tyre ata thonë se u janë shkelur edhe të drejtat e punës. Marrëveshjet kolektive nuk respketohen, paga më e ulët në arsim është 12 mijw denarë, u ankuan sindikalistët.

“Për shembull të marrim në orën e historisë dhe shoqërisë do të duhet që unë, ta themi hipotetikisht si arsimtar i gjeografisë fëmijëve tu ligjeroj për Egjiptin antik dhe çka di unë për këtë temë. Ose tek lëndët ekzakte për klasën e gjashtë do të duhet tu ligjeroj nxëxnësve për elektricitetin. Për mua si arsimtar i gjeografisë kjo është e parpanueshme dhe ne do ta kundërshtojmë këtë. Poashtu nuk respektohen marrëveshjet kolektive edhe sa i përket shtesave, rroga vonohet në mënyrë konstante viteve të fundit” – u shpreh Tomisllav Gievski nga Sindikata e Pavarur për Arsim dhe Shkencë.

Kjo është grevë paralajmëruese. Nëse problemet nuk zgjidhen nuk përjashtohet mundësia për hapa më radikal si grevë e bardhë. Sindikalistët kërkojnë takim me Ministrin, Jeton Shaqiri.

“Qeveria me vetëdije ik, duheshte të dorëzojë metodologji se sa do të jetë përqindja e pagave, si do të llogariten pagat ata me vetëdije ikin, pse duan të blejnë kohë nuk di, por durimi i qytetarëve po përfundon. Ndryshimet që po bëhen në Kuvend nuk do të miratohen, sepse nëse ndodh kjo do të shihni se cili është zemërimi i punëtorëve dhe për kohë të shpejtë do të dalim në protestë masive” – deklaroi Marjan Risteski nga Konfederata e Organizatave Sindikale.

Punonjësit e arsimit protestuan nga Parku i Qytetit deri te MASH. Sipas tyre kjo është mënyra e vetme që kompetentët të dëgjojnë për pakënaqësitë e tyre.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 19:24

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare