Sindikatat afat Qeverisë: Deri në mars ta rrisë pagën minimale në 18 mijë denarë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2022 16:38

Sindikatat afat Qeverisë: Deri në mars ta rrisë pagën minimale në 18 mijë denarë

Më së voni deri në mars duhet të rritet paga minimale në 18 mijë denarë, në të kundërtën punëtorët do të hidhen në grevë, shkruan Alsat.

Sindikatat thonë se nga muaji i ardhshëm më shumë se njëqind mijë qytetarë që marrin pagën minimale aktuale prej 15.500 denarë nuk do të mund t’i paguajnë faturat e energjisë elektrike dhe ushqimit. Të premten do të përcaktojnë se çfarë do të ndërmerret nëse në mbledhjen e 31 janarit Qeveria nuk jep dritë jeshile për rritjen e pagës minimale.

“Jemi me nxitim sepse e dimë që në shkurt do të ketë fatura më të larta për rrymë, ngrohje, derivatet e naftës janë rritur, gjithashtu me 31 janar skadon vendimi për ngrirjen e çmimeve dhe ne si LSM nuk mund të presim, por të dielën do të fillojë me caktimin e datave dhe përgatitjeve për grevë dhe protesta të mundshme. Sipas Ligjit të Punës, ne do të vendosim se si është më mirë që punëtorët të shprehin pakënaqësinë tonë, nëse do të jetë me bllokada të udhëkryqeve, fabrikave apo kompanive”, deklaroi Darko Dimovski- kryetar i LSM-së.

LSM apelon deputetët të veprojnë sipas nismës së dorëzuar në Kuvend për rritjen e pagës minimale. Në vend të ligjeve të tjera, prioritet duhet të jenë qytetarët. Ministrja e re e Punës dhe Politikës Sociale, Trençevska thotë se rritja e pagës minimale në 18 mijë denarë është premtim i Qeverisë, por nuk ka dhënë afat kur mund të realizohet./Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2022 16:38

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare