Sindikatat protestuan para kuvendit, vazhdojnë të kërkojnë rritje të pagave

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Korrik, 2022 19:43

Sindikatat protestuan para kuvendit, vazhdojnë të kërkojnë rritje të pagave

Sindikalistët i dhanë karton të verdhë deputetëve. Ata kartonin e vendosën në karriget në rrugën kryesore përballë Kuvendit. Simbolika ishte amendamenti, që ishte në rend dite në Komisionit parlamentar të financave dhe buxhetit për rritjen e pagave në sektorin publik, për 2.806 denarë.

“Të gjithë këta punëtorë, që janë pas meje presin votën e tyre PËR. Nëse nuk është kështu, ne do të kërkojmë publikisht dorëheqjen e atyre deputetëve me emër dhe mbiemër, sepse nëse ngrenë dorën për KUNDËR, do të thotë që nuk janë për punëtorin dhe nuk janë për popullin në këto kohë të vështira”, tha Darko Dimovski -kryetar i LSM-së.

Nga Ministria e Punës dhe Politikë Sociale njoftuan se janë për rritje të pagave në sektorin publik, por kërkojnë zgjidhje afatgjate.
“Do të vendosim një herë e përgjithmonë një sistem që do të garantojë rritje të vazhdueshme të pagave për punëtorët në sektorin publik. Do të ketë një marrëveshje të përgjithshme kolektive, që do t’u japë të drejta shtesë punëtorëve në sektorin publik, por jo zgjidhje ad-hok, që nuk janë zgjidhje sistemore dhe nuk kontribuojnë në përmirësimin e të drejtave të punëtorëve”, u shpreh Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Sindikalistët paralajmërojnë radikalizimin e protestave dhe vazhdimin e grevës së përgjithshme në sektorin publik në rast se autoritetet nuk parashikojnë rritje të pagave dhe pagesën e K-15./Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Korrik, 2022 19:43

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare