Sipërmarrësia: Hendek i madh mes grave dhe burrave
Se pjesëmarrja e grave në drejtimin e bizneseve dhe fermave bujqësore është shumë më e ulët në krahasim me pjesëmarrjen e burrave, konfirmohet edhe nga Federata Kombëtare e Fermerëve. Ata theksojnë se vetëm pesë për qind e grave në zonat rurale zotërojnë pronën e tyre. Sipas tyre, problemi qëndron te normat tradicionale, të cilat janë të pranishme në zonat rurale më pak të zhvilluara dhe jo te ligjet.
Gratë sipërmarrëse në vendin tonë fatkeqësisht përballen me paragjykime të ndryshme dhe që e bënë rrugëtimin e tyre më të vështirë deri në arritjen e suksesit të biznesit së tyre. Për t’u dalë në ndihmë grave, shpesh merren iniciativa të ndryshme si nga institucionet vendore ashtu edhe atyre ndërkombëtare, të cilat përpiqen t’i inkurajojnë dhe mbështesin gratë në synimet e tyre për të nisur një biznes apo për ta rritur biznesin e tyre aktual. Pavarësisht mbështetjes, ende ekziston një dallim i madh në mes numrit të bizneseve që drejtohen nga burrat dhe atyre që drejtohen nga gratë.
Ndërkohë sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), ka 125.885 sipërmarrës dhe pronar të bizneseve vetëm 29.198 janë gra apo rreth 23 për qind. Se pjesëmarrja e grave në drejtimin e bizneseve dhe fermave bujqësore është shumë më e ulët në krahasim me pjesëmarrjen e burrave, konfirmohet edhe nga Federata Kombëtare e Fermerëve. Ata theksojnë se vetëm pesë për qind e grave në zonat rurale zotërojnë pronën e tyre. Sipas tyre, problemi qëndron te normat tradicionale të cilat janë të pranishme në zonat rurale më pak të zhvilluara dhe jo te ligjet.
Biljana Petrovska Mitrevska nga Federata Kombëtare e Fermerëve, ka deklaruar se gratë në zonat rurale përballen me shumë sfida, në radhë të parë me diskriminimin, pastaj me mos pasjen e qasjeve në shërbimet sociale, shëndetësore dhe arsimore. “Këto janë faktor kufizues, por nga ana tjetër janë normat dhe stereotipat tradicionale që janë sfidë edhe më e madhe për këto gra”, tha Mitrevska. Sipas saj, ajo që nevojitet të rregullohet urgjentisht është fuqizimi i rolit të gruas në zonat rurale. “Përfshirja e grave në sigurimin e ushqimit është shumë e rëndësishme dhe ky problem nuk është vetëm te ne. Prandaj, është e nevojshme të punohet për fuqizimin më të madh ekonomik të grave në mënyrë që të kontribuojë në sigurimin e ushqimit, por edhe të inkurajojë zhvillimin e ekonomive bujqësore. Duhet të rritet bashkëpunimi dhe promovimi i shembujve pozitivë të barazisë gjinore dhe qasjes së barabartë të burrave dhe grave në pronësi të pronës bujqësore”, deklaroi Mitrevska.
Nga ana tjetër, Zhivka Gjurçinovska nga fshati Tumçevishtë i Gostivarit, ka deklaruar se ajo jeton në një rajon ku ka edukim patriarkal dhe për çdo gjë vendos burri. “Kur morra vendimin të kujdesem vet për gjendjen time ekonomike, situata është tensionuar paksa. Bashkëshorti më thoshte se nuk të mungon asgjë, pse të duhet kjo iniciativë e kështu me radhe. Por unë nuk u dorëzova, ishe e vendosur, ambicioze dhe t’ju tregoj të gjithëve se gratë mund të drejtojnë një biznes”, deklaroi ajo.
Nga prodhimi i qumështit dhe produkteve të qumështit, deri te prodhimi dhe përpunimi i fermave të lajthisë, kjo grua u ka dëshmuar bashkëfshatarëve se një grua mund të jetë po aq e suksesshme sa edhe burri i saj. Edhe pse shumë vite më parë ishte e pamendueshme që prona të ishte në emër të një gruaje, tani ajo thotë me krenari se më në fund e ka në pronësi tokën në të cilën prodhojnë lajthi. Ndryshe, një nga aktivitetet kryesore në zbatimin e programit kombëtar për bujqësi dhe zhvillim rural është masa pilot 115, përmes së cilës ministria nënshkroi marrëveshjen me 250 gra për dhënien e një granti të pakthyeshëm prej 3.000 eurove. (koha.mk)