Sistemet e mbyllura të energjisë dhe gazit, KRRE përcakton mënyrën e funksionimit

Desk
By Desk 2 Prill, 2019 19:24

Sistemet e mbyllura të energjisë dhe gazit, KRRE përcakton mënyrën e funksionimit

Komisioni Rregullator për Energjetikë përmes dy akteve nënligjore do të rregullojë sistemet e mbyllura për distribuimin me energji elektrike dhe asaj me gaz natyror, për rastet ku shumica e shfrytëzuesve përdorin vetëm një rrjet të distribuimit, në vendet ku janë të lokalizuara fabrikat e mëdha dhe zonat e kapaciteteve të vogla industriale.

Qëllim është që të rregullohen çështjet mes konsumatorëve dhe operatorëve distrubutivë në zona të caktuara ku në të kaluarën kanë ekzistuar komplekset e mëdha industriale dhe tekstile.

“Të drejtat dhe obligimet e atyre që ofrojnë shërbime dhe nga ana tjetër e konsumatorëve deri tani janë rregulluar me marrëveshjen e ndërsjellë mes tyre. Me këtë akt nënligjor Komisioni Rregullator i Energjetikës do të përcaktojë mënyrën e funksionimit të sistemeve të vogla distribuuese. Nëse vendoset që operatori të kërkojë vetëm një konsumator, në të ardhmen KRRE do të përcaktojë çmim për shfrytëzimin e rrjetit adekuat distributiv”,- deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

Tregu i gazit natyror në vend është tërësisht i liberalizuar nga viti 2015.

Paralajmërimi për uljen e tatimit për kompanitë që janë të kyçura në rrjetin e gazsjellësit natyror do t’i motivojë konsumatorët, sidomos ata më të mëdhenj, dhe do rezultojë më rritjen e shfrytëzimit të kapaciteteve të gazsjellësit ekzistues në drejtim me Bullgarinë.

Sipas përllogaritjeve të Komisionit, në këtë mënyrë çmimi final i gazit natyror për konsumatorët do të zvogëlohet për 11%. (Tvm2)

Desk
By Desk 2 Prill, 2019 19:24