Sistemi i alarmit në Maqedoni ka 30 vjet që nuk funksionon, dhe strehimoret janë të braktisura

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Shtator, 2022 20:36 Updated

Sistemi i alarmit në Maqedoni ka 30 vjet që nuk funksionon, dhe strehimoret janë të braktisura

Kërcënimi i mundshëm i luftës bërthamore ka shkaktuar frikë në mbarë botën. Sytë e publikut janë kthyer nga hapat që do të ndërmarrë Rusia pas serisë së kërcënimeve për aktivizimin e mundshëm të butonit të kuq të armëve bërthamore, përcjell FLAKA.

Disa vende evropiane po përgatiten seriozisht për një skenar shpëtimi. Gjermania filloi përgatitjen e vendeve të fshehta në prill, ndërsa Finlanda po përgatit një qytet sekret në rast sulmi.

Prandaj, publiku gjithnjë e më shumë shtron pyetjen – nëse dhe në çfarë mase Maqedonia është e gatshme të merret me këtë problem. Shefi i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, thotë për TV 24 se disa nga strehimoret janë tërësisht të braktisura, nuk ka ndriçim dhe ventilim, ose banorët i kanë kthyer në bodrume.

Megjithatë, Angellov është optimist se në rast sulmi vendi mund të llogarisë në mbështetjen e aleancës së NATO-s si anëtare e saj. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim tha për TV 24 se vetëm një pjesë e vendstrehimeve janë nën autoritetin e tyre.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka gjithsej njëqind vende të fshehta që janë caktuar me vendim të Qeverisë në vitin 2005. Gjashtë prej tyre u rinovuan në vitin 2010. Ka edhe shumë vende të tjera të fshehta që janë në pronësi të komunave dhe menaxherëve të objekteve dhe të gjitha kompanive të mëdha”, tha Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në rast fatkeqësie natyrore apo lufte, Maqedonia nuk është mjaft e përgatitur. Disa nga strehimoret dhe vendet e fshehta nëntokësore janë të kohës së Jugosllavisë, të mbyllura, të konvertuara ose plotësisht jofunksionale. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Shtator, 2022 20:36 Updated

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...