Siti blen mbrojtës nga ekipi i larguar nga Premier Liga

Siti blen mbrojtës nga ekipi i larguar nga Premier Liga

Man. Siti ka paraqitur ofertë me vlerë prej 41 milionë funte për mbrojtësin Nathan Ake, e cila është pranuar nga Bournemout. Sipas “Sky Sports News”, bisedimet mes klubeve për reprezentuesin holandez kishin filluar para përfundimit të sezonit në Premier Ligë, kurse pas rënies së Bournemoutit nga elita e futbollit anglez pothuajse është konfirmuar largimi i 25 vjeçarit.

Ake iu bashkua Bournemoutit nga Çellsit për 20 milionë funte më 2017 dhe spekulohej me rikthim në “Stemford Brixh”. Por, Man. Siti duket se ka fituar garën për transferimin e tij.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 30 Korrik, 2020 20:56

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.