Situata me refugjatët, u kapën 43 emigrantë në afërsi të Radovishit

Desk
By Desk March 5, 2020 19:12

Situata me refugjatët, u kapën 43 emigrantë në afërsi të Radovishit

Edhe RMV ka përforcuar kufijtë jugorë nga frika e një krize të re refugjatësh në rrugën transitore që kalon përmes vendin tonë.

Kalime ilegale gjithsesi ka me gjithë kontrollet e shtuara. Mëngjesin e sotëm në rajonin e Strumicës-Radovishit policia gjatë kontrollit të një automjeti ka gjetur 43 emigrantë.

“Automjeti është me targa të Shkupit, ndërsa shoferi është arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë do të parashtrohet padi konkrete”,- thonë nga MPB.

Ky është rasti i tretë i kapjes së emigrantëve brenda një jave. Fillimisht u kapën 40 emigrantë dhe në 1 mars u kapën edhe 78 të tjerë në një kamion në afërsi të Shtipit, thonë nga MPB-së.

Desk
By Desk March 5, 2020 19:12