Situata në Kosovë, Dujovski: Thellimi i tensioneve, i konvenon Rusisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 19:47

Situata në Kosovë, Dujovski: Thellimi i tensioneve, i konvenon Rusisë

Rusisë në këto momente do t’i konvenonte shumë thellimi i tensionve në Kosovë, pasi ajo është pikë e nxehtë dhe përmes saj shumë lehtë mund të destabilizohet Europa në përgjithësi, vlerëson eksperti i sigurisë, Nikola Dujovski. Por është i prerë se në Kosovë nuk mund të ndodhë ajo që po ndodh në Ukrainë, pasi në Kosovë funksionon NATO, edhe atë me forca që nuk i ka asnjë vend në rajon.

“Asesi nuk mund të bëhet asnjë paralele me luftën në Ukrainë sepse në Kosovë fiunksionon NATO, edhe atë me forca që nuk i ka asnjë vend në rajon, më së paku Serbia, me ushtar të cilët vetëm me bazën në Bonstil mund të operojnë dhe të vendosin kontroll gjithkund ku do të prishet rendi dhe qetësia publike në përmasa më të mëdha.”, tha Nikola Dujovski, ekspert i sigurisë.

Lidhur me atë se edhe sa mund të zgjasë lufta Rusi-Ukrainë, Dujoski thotë se ajo do të vazhdojë edhe një periudhë të gjatë e për momentin mundësitë që Putini dhe Zelenski të takohen janë shumë larg. Pret që lufta të thellojë krizën eknomike edhe në Ballkan e të ketë edhe më tej shtrenjtime të produkteve bazë dhe derivative.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 19:47