Situata stabile në kufirin me Greqinë, migrantët edhe më tej të mbledhur në Selanik

Redaksia
By Redaksia 6 Prill, 2019 19:20

Situata stabile në kufirin me Greqinë, migrantët edhe më tej të mbledhur në Selanik

Përleshje të reja mes policisë greke dhe migrantëve të cilët kanë tentuar të arrijnë në kufirin e Maqedonisë së Veriut.

Migrantët drejt policisë hodhën gurë ndërsa këta të fundit përdorën gaz lotësjellës.

Ndryshe ,rreth 2000 migrantë për të tretën ditë me radhë qëndrojë të mbledhur në kampin”Diavata” në Selanik të cilët dhe nuk heqin dorë nga vazhdimi I rutes ballkanike drejt shteteve te europes.

Ditë më parë, përmes lajmeve të publikuara per gjoja hapjen e Rutës ballkanike, jane motivuar per të kaluar kufirin me Greqine drejt Maqedonise dhe me pas te vazhdojne drejt vendeve te perëndimit.

Nga ministria greke për migracion kanë kumtuar se kufiri nuk do të hapet dhe se të gjithë migrantët do të kthehen në strehimoret e tyre.

Për këtë qëllim kompetentët kanë vënë në dispozicion autobusët.

“Nuk ka të holla nuk ka jetë. Shkojmë në Evropë”.

“Refugjatët në Greqi nuk janë njërëz, ata janë vetëm statistikë, Qeveria e di këtë, populli e di ndërsa edhe Europa e di që jemi viktima”, shprehen migrantet.

Nga policia greke thonë se disa persona në kamp i shfrytëzojnë gratë dhe fëmijët si një lloj mbrojtje që të kalojnë barierën policore. Është verejtur mobilizim i migrantëve që duan të nisen drejt kufirit edhe në Athinë.

Mbrëmë atje rreth 300 persona e e okupuan stacionin hekurudhorë ndërsa të njejtit sot me autobuse janë kthyer në kampe.

Dje në afërsi të Selanikut migrantët u ndeshën me policinë greke. Kjo pasi migranët shumica e të cilëve kanë kërkuar azil në Greqi u munduan të arrijnë në kufirin e rrethuar të Maqedonisë së Veriut që më pas të arrijnë në vendet perendimore.

Mijëra refugjatë dhe migrantë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, kanë mbetur në Greqi, që nga viti 2016 kur u mbyllën kufijtë për në Evropë.

Redaksia
By Redaksia 6 Prill, 2019 19:20