S’ka fitues mes Marseille dhe Lazios, Berisha shkëlqen në fitoren e Galatasaray

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 23:06

S’ka fitues mes Marseille dhe Lazios, Berisha shkëlqen në fitoren e Galatasaray

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së katërt në fazën grupore të Ligës së Evropës.

Lazio ka barazuar në derbin ndaj Marseille, derisa Galatasaray ka shkëlqyer si mysafir i Antwerp (0-3), shkruan lajmi.net.

Lazio barazoi me rezultat 2-  2 ndaj Marseille, ndeshje që ishte shumë e baraspeshuar.

Marseille kaloi fillimisht në epërsi përmes Arkadiusz Milik që shënoi nga pika e bardhë (33′).

Klubi francez vazhdoi te dominoi, por pas një gabimi në mbrojtje, përfitoi Felipe Anderson që barazoi në fundin e takimit (45+7).

Lazio arriti të përmbys rezultatin menjëherë në pjesën e dytë, pas një tjetër gabim të mbrojtjes, ku përfitoi Ciro Immobile (49′).

Ishte Dimitri Payet që shënoi tetë minuta para kohës së rregullt për t’i dhënë një pikë skuadres franceze (82′)

Me këtë barazim, Lazio zë pozitën e dytë me pesë pikë, derisa Marseille renditët në pozitën e tretë me katër sosh.

Ndërkohë, Galatasaray ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Antwerp me rezultat 0 – 3, ndeshje ku shkëlqeu Mërgim Berisha.

Yandas pas vetëm tetë minutave lojë, kaloi gjigantin turk në epërsi, derisa Meyer dyfishoi avantazhin pas një super asistimi me thembër të Berishës (16′).

Për golin e tretë, që doli të jetë i fitores, u përkujdes Berisha që realizoi eurogol në stilin gërshërë pas një harkimi të Yandas (29′).

Me këtë fitore, Fenerbahce renditët në pozitën e tretë me pesë pikë, derisa Antwerp qëndron në fund pa pikë./Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 23:06
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.