S’ka reforma, s’ka rritje të buxhetit – qeveria ia shkurtoi RTM-së me më shumë se 6 milionë euro

S’ka reforma, s’ka rritje të buxhetit – qeveria ia shkurtoi RTM-së me më shumë se 6 milionë euro

Manaxhmenti i Radio-Televizionit të Maqedonisë (RTM) dhe qeveria kanë pikëpamje të kundërta rreth lartësisë së fondeve që shërbimi i radiodifuzionit publik do t’i marrë për vitin 2020. Kjo, sipas RTM-së, do të reflektohet në pagat e punonjësve. Megjithëse kishte planifikuar që nga shteti të marrë rreth 21 milion euro, RTM tani përmes planit të ri financiar që e ka publikuar në faqen e internetit ka zbuluar sedo të mbetet me mbi 6 milionë euro më pak, transmeton Meta.mk.

RTM i ka bërë përllogaritjet në përputhje me ligjin dhe ka pritur që nga buxheti i shtetit DO të merr 0.9% për financimin e radiodifuzionit këtë vit. Megjithatë, qeveria këtë vit do t’iu transferojë rreth 14.5 milionë euro, që është identike me shumën që e ka marrë në vitin 2019, thuhet në “Planin financiar për ndryshimin e planit financiar të ndërmarrjes publike të Radio televizioni i Maqedonisë për vitin 2020”.

“Me këtë ndryshim të planit financiar, pjesa më e madhe e shumave të planifikuara fillimisht janë zvogëluar, me çka serish do të vihen në dyshim operacionet e vazhdueshme të RTM-së, përkatësisht realizimi i një pjese të madhe të aktiviteteve të planifikuara më parë nuk do të mund të zbatohet”, thuhet në dokument.

Menaxhmenti i shërbimit radiodifuziv publik në dokumentin e publikuar i thekson të gjitha korrigjimet e kostos që do të bëjë si rezultat i ndryshimeve në planin financiar. Ndër të tjera, më e dukshme është ulja e kostove të stafit prej më shumë se 680,000 euro, me çka do të goditet direkt xhepi i stafit të RTM-së.

“Në vitin 2020 NRP RTM nuk do të jetë në gjendje të bëjë harmonizimin e pagës minimale neto të punonjësve me pagën minimale neto në nivelin e RMV, nuk do të jetë në gjendje të paguajë regresin për pushimin vjetor të punonjësve, si dhe nuk do të jetë në gjendje të bëjë shpallje për punësime të reja”, shkruan në planin financiar.

Në pyetjen e “Meta.mk” pse në buxhetin e këtij viti të MShIA janë shkurtuar fondet e planifikuara fillimisht për RTM dhe pse atyre u janë transferuar më pak fonde për vitin 2020 nga Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës (MShIA) pretendojnë se në Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuele mediatike thuhet se do të ketë një rritje graduale të përqindjes së buxhetit të shtetit të caktuar për transmetuesin e shërbimit publik nëse ka fonde të mjaftueshme në buxhet për këtë.

Nga MShIA u përgjigjën se më pak fonde për RTM nga buxheti i shtetit këtë vit janë ndarë sepse menaxhmenti nuk i ka përmbushur rekomandimet nga një numër i institucioneve ndërkombëtare dhe vendase relevante se patjetër nevojitet strategji për reformë të shërbimit të radiodifuzionit publik.

– Qeveria ka vendosur që në mungesë të vullnetit dhe angazhimit për të reformuar shërbimin publik, në mungesë të një dokumenti strategjik me plan për të përmirësuar situatën dhe përballjen me borxhin e madh shumëvjeçar, buxheti duhet të dedikohet për projekte për të përmirësuar cilësinë e jetës për të gjithë qytetarëve, siç është rritja e pensioneve për 700 denarë dhe projekte të tjera sociale – thonë nga MShIA.

Ministria ende pretendon se menaxhmenti i tanishëm është me “mandat të pavlefshëm” për shkak të bllokadës në Parlament për zgjedhjen e udhëheqjes së re dhe Këshillit programor. Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve të cilin e drejton opozita duhej të përfundonte procedurën për zgjedhjen e Këshillit të ri Programues deri më 27 maj 2019, përkatësisht anëtarët e rinj të zgjidhen më së voni deri më 31 maj. Procedura e përzgjedhjes nuk është bërë, dhe Këshilli aktual i Programit RTM është me mandat të skaduar qysh në dhjetor të vitit 2019.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 24 Janar, 2020 21:58

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.