S’KA TËRHEQJE NGA ‘OPEN BALKAN’, EDI RAMA NESËR NË BEOGRAD

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 2 Nëntor, 2021 10:45

S’KA TËRHEQJE NGA ‘OPEN BALKAN’, EDI RAMA NESËR NË BEOGRAD

Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër i pranishëm në Beograd për takimet e radhës për “Open Balkan” që pritet të zhvillohen në datat 3 dhe 4 nëntor.
Zyra e kryeministrit ka konfirmuar se nuk ka asnjë ndryshim plani për takimin e nesërm, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Pritet që në takimin e nesërm të jetë i pranishëm në Beograd një përfaqësues i qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Një ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç vuri në dyshim zhvillimin e takimeve në Beograd, pasi në një postim në Facebook u shpreh: Mbështetje e fortë “Open Balkan”. A duhet të mbajmë apo shtyjmë një takim në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup?”.
Open Balkan’ është një nismë mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. E njohur më herët si Mini-Shengeni Ballkanik, nisma ka nxitur debat mes vendeve të Ballkanit, ku Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina nuk kanë pranuar të angazhohen.

Në fund të muajit korrik liderët, Rama, Zaev dhe Vuçiç firmosën 3 marrëveshje:

Memorandumin e Mirëkuptimit për Lehtësimin e Importit, Eksportit dhe Lëvizjes së Mallrave në Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshjen Bashkëpunimit për Mbrojtjen dhe Shpëtimin nga Katastrofat në Ballkanin Perëndimor.

Memorandumin për lëvizjen e tregut të punës në rajon, lidhur me lejen e qëndrimit të përkohshëm.

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 2 Nëntor, 2021 10:45

09
Dhj
Arben Taravari, u.d. Kryetar i ASH-së Përshëndes deklaratat e forta dhe hapat vendimtare të ndërmarra...
09
Dhj
Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit – 9 Dhjetori, zëvendësja e kryetarit të Qeverisë...
09
Dhj
Qeveria në seancën e sotme të 108-të, në propozim të Ministrisë për sistem politik dhe...
09
Dhj
Hulumtimi që ka realizuar Instituti për Studime të Komunikimit ka nxjerrë në pah se qytetarët e...