SKANDAL: Vendimi i gjykatës për BFI-në me emrin e vjetër të shtetit | FOTO

Desk
By Desk 23 Prill, 2019 22:29

SKANDAL: Vendimi i gjykatës për BFI-në me emrin e vjetër të shtetit | FOTO

Gjykata e cila ka emëruar Skender Buzaku për reis të ri i BFI-së, vendimin e sjellur me emrin e vjetër të shtetit “Republika e Maqedonisë”, përcjell FLAKA.

Në vendimin gjyqësor, për të cilin kreu aktual i BFI së RMV, tha se ishte i falsifikuar, Gjykata Themelore Shkup – Shkupi 1, thotë se e kërkesa e Buzakut pranohet për Bashkësinë Fetare Ismale të “Republikës së Maqedonisë”.

Emri i vjetër i shtetit përmendet në tre vende në vendimin e gjykatës të sjellur nga gjykatësja Suzana Donëevska.

Në fjalimin e sontëm për medie Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi, mes tjerash theksoi se kishte dëgjuar se gjykatësja e cila e kishte sjell vendimin për shkarkimin e tij, vuante nga probleme shëndetësore. I njëjti u shpreh “le të vdes, nuk më vjen keq”.

“Dëgjova që gjykatësja vuan nga probleme shëndetësore, le të vdes, nuk më vjen keq” -theksoi Rexhepi, i cili gjithashtu pati mbështetjen e përkrahësve të tij duke aplauduar.

Pas kësaj ngjarje që ndodhi sonte në BFI, sipas Sulejman Rexhepit nuk do ta kenë lehtë skenarisëtë dhe nuk do të lejojmë askënd që të ushtrojë dhunë në BFI. FLAKA

Desk
By Desk 23 Prill, 2019 22:29