Skandali i emetimeve të naftës, Daimler humb 1.5 miliard euro

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 22 Janar, 2020 22:51

Skandali i emetimeve të naftës, Daimler humb 1.5 miliard euro

Tërheqjet e produkteve ndërkombëtare dhe mosmarrëveshjet ligjore lidhur me skandalin e emetimeve të naftës i kanë kushtuar Daimler deri në 1,5 miliard euro më shumë sesa parashikohej në fillim, deklaroi sot prodhuesi i makinave.

Sipas shifrave paraprake, Daimler pritet të postojë fitimin, para interesit dhe taksave prej 5,6 miliardë eurosh për vitin 2019, gati i përgjysmuar një vit më parë, pas skandalit të emetimeve që vazhdojnë ende.

Sipas një deklaratë të kompanisë, në këtë shifër nuk përfshihen shpenzimet shtesë për procedurat qeveritare dhe gjyqësore dhe masat në lidhje me makinat me naftë Mercedes-Benz në rajone dhe tregje të ndryshme. /atsh

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 22 Janar, 2020 22:51