Skandali me vjedhësit serik, Policia demanton Gjykatën: Nuk është lëshuar urdhër-arrest!

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 24 Nëntor, 2022 12:23 Updated

Skandali me vjedhësit serik, Policia demanton  Gjykatën: Nuk është lëshuar urdhër-arrest!

Po thellohet skandali me vjedhësit serik Idajet Ahmedi nga Banjica e Poshtme e Gostivarit dhe shtetasi i Republikës së Shqipërisë, Robert Kolaveri.

Derisa nga Gjykata themelore e Gostivarit pohojnë që vendimi i gjykatës është i plotfuqishëm dhe se në procedurë e sipër është përmbarimi i vendimit, nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë informon dhe konfirmon se nuk është lëshuar urdhër-arrest lokal apo ndërkombëtar.

“Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, sipas njohurive analitike që disponon lidhur me personin e përmendur në kërkesën tuaj, informon dhe konfirmon se nuk është lëshuar urdhër-arrest lokal apo ndërkombëtar. SPB , po ashtu thekson, se nuk ka pranuar asnjë urdhër-vendim (gjyqësor) me aktgjykim të plotfuqishëm dënues, për ndalimin apo privim nga liria për personin I.A. (30) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit. Kështu që, SPB Tetovë nuk ka pasur mundësi dhe hapsirë ligjore, gjegjësisht parakusht, që ti kufizoj lëvizjen, apo ta ndalojë personin me urdhër gjyqësorë dhe ta dërgojë në institucionin përkatës penal”, deklaruan nga SPB – Tetovë për Agjencinë e lajmeve Flaka.

Kryetari i Gjykatës themelore të Gostivarit, Eljesa Aliji i tha Agjencisë së lajmeve Flaka që vendimi i gjykatës është i plotfuqishëm dhe se në procedurë e sipër është përmbarimi i sanksonit të caktuar nga gjykatësi i rastit.

“Në lidhje me kërkesën tuaj e cila ka lidhje me procedurën penale kundër personit Idajet Ahmedi nga Gostivari me numër lënde K.Nr 247/21 ju njoftojmë që verdikti K.Nr 247/21 nga data 22.06.2021 e Gjykatës themelore të Gostivarit është e plotfuqishme dhe ndaj të njëjtit është inicuar për përmbarimin e sanksonit dhe në rrjedhë është procedura për zbatim të vendimit të plotfuqishëm”, thuhet në përgjigjen me shkrim për Agjencinë e lajmeve Flaka, të kryetarit të Gjykatës themelore të Gostivarit, Ejesa Aliji.

Përgjigjet diematralisht të kundërta nga dy institucionet kompetente thellojnë dyshimet rreth rastit. Derisa nga Gjykata thonë se vendimi është i plotfuqishëm dhe në procedurë është zbatimi i vendimit, nga Policia thonë që deri tek ata nuk ka arritur asnjë urdhër-vendim (gjyqësor) me aktgjykim të plotfuqishëm dënues, për ndalimin apo privim nga liria për personin I.A. (30) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit.

Konfuziteti ndërinstitucional lind pyetjen se ku ngeci zbatimi i urdhërit. Agjencia e lajmeve Flaka do të vazhdon me përpjekjet për të zbardhur rastin deri në fund.

Kujtojmë që shtetasi Idajet Ahmedi, edhe pse i dënuar me tre vite burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, dhe mbi të cilin u vërtetuan dyshimet në instanca gjyqësore se bashkë me shtetasin e Shqipërisë, Kobert Kolaveri janë autor të mbi 50 grabitjeve në rajonin e Gostivarit, i njejti person arriti të lëvizte i lirë për gati 18 muaj, madje edhe të fiton leje qëndrimi në shtetit gjerman ku dhe ndodhet aktualisht. Flaka

LEXO RRETH LAJMIT:

Skandali me vjedhësin serik, përgjigjen nga Gjykata themelore e Gostivarit | DOKUMENT

Vjedhësi serik. Si po kyeshin grabitjet dhe ku përfundonin gjësendet e vjedhura?

Grabiti 57 familje dhe u dënua me 3 vite burgim. U largua nga shteti dhe jeton në Gjermani!

U kap nga Policia dhe u dënua nga Gjykata, vjedhësi serik vazhdon të lëvizë i lirë

Padi penale për dy persona për mbi 50 vjedhje në Gostivar

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 24 Nëntor, 2022 12:23 Updated

07
Dhj
Petrit Pollozhani nga Lëvizja BESA i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, mes tjerash...
07
Dhj
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, ka theksuar se zgjedhje të parakohshme parlamentare...
07
Dhj
Derisa e kremtojmë 30-vjetorin e Misionit, ju po përgatiteni ta merrni funksionin kryesues me OSBE-në. Vallë...
07
Dhj
Duke përjashtuar Shqipërinë si vendi me shumën qesharake të pensionit, Maqedonia bën pjesë në grupin...