Skriningu, Mariçiq: Të dhënat statistikore me rëndësi në bisedime

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 19:53

Skriningu, Mariçiq: Të dhënat statistikore me rëndësi në bisedime

Të dhënat statistikore të vendit si pjesë e rëndësishme në procesin negociues do të transferohen në sistemin europian statistikor deklaroi në Luksemburg zëvendës kryeministri për çështje europiane Bojan Mariçiq, në ditën e dytë të skriningut kushtuar kapitullit për statistikë. Sipas tij me të dhënat statistikore do të dëshmohet legjislatura e harmonizuar.

“Dy tema të rëndësishme, statistika dhe furnizimet publiket ,q ë janë të rëndësishme sikurse për kllasterin themelor por dhe për të gjitha kapitujt, posaçërisht mënyra e grumbullimit të të dhënave, mënyra se si përdoren ato të dhëna të regjistrimit që patëm vitin e shkuar dhe sit a rrisim nivelin e bashkëpunimit dhe cilësinë e grumbullimit të të dhënave dhe shfrytëzimin e tyre tek ne në Maqedoninë e Veriut në procesine anëtarësimit në BE. Ky është një sinjal I mir se jemi mirë të përgatitur mirë”, u shpreh zëvendës kryeministri për çështje europiane Bojan Mariçiq.

E arritur shtesë e Entit Shtetëror të Statistikës është cilësuar puna aktive e entit gjatë vitit në programin për hulumtime statistikore 20223-2027,e që është në fazën përfundimtare dhe ka të bëjë në përforcimin e sistemit statistikor në vend me përfshirjen e më shumë institucioneve të cilat punojnë me të dhëna reevante statistikore.

“Kjo që po ndodh sot është se si të marrim të gjitha informacionet nga EUROSTAT, si një organizatë europiane e statistikës dhe në bazë të të cilave ne duhet të përgatisim përgjigjet tona dhe në nëntor të prezantojmë gjëndjen tonë, deri ku ne kemi mbërritur me avancimin e sisitemit tonë statistikor”, theksoi drejtori i statistikës Apostoll Simovski.

Maqedonia e Veriut ka arritur një nivel të harmonizimit të legjislaturës dhe pas dy dekadave ka realizuar regjistrim të suksesshëm sipas standardeve të EUROSTAT.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 19:53

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare