Sllavço Poposki paralajmëron reshje bore

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 22:07

Sllavço Poposki paralajmëron reshje bore

Meteorologu Sllavço Poposki paralajmëron reshje bore, përcjell FLAKA.

Ai thotë se nesër do të kemi mot të ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht të thatë, ndërsa nga dita e premte nën ndikimin e valës së lagësht ajri do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu.

Poposki informoi se do të ketë reshje më intensive sidomos në zonat perëndimore, ndërsa në malet më të larta reshjet do të jenë të borës.

“Nga dita e premte do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu dhe juglindja. Temperaturat do të rriten nga 8 deri në 13 gradë, ndërsa gjatë fundjavës për shkak të erës jugore do të jenë më të larta dhe do të rriten nga 12 deri në 17 gradë. Në rajonin e Shkupit nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe relativisht i thatë, ndërsa nga e premtja deri në fundjavë do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme shiu. Nga e premtja do të fryjë edhe erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu dhe juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë. Së shpejti, më në fund edhe në vendet malore, por edhe në qendrat e skijimit mund të ketë reshje të theksuara bore, në fund të këtij dhe në fillim të muajit të ardhshëm, më saktë javën e ardhshme”, thotë Poposki.

Sipas tij, ekziston mundësia që kufiri i borës të ulet në një lartësi më të ulët. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 22:07